Sokol Mëngjesi

Meta dhe Manja vizitojnë në Spitalin e Traumës avokat Sokol Mëngjesin

31 Maj, 16:29| Përditesimi: 31 Maj, 17:20

  • Share

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, avokat Genc Gjokutaj zhvilloi sot një vizitë në Spitalin e Traumës, për t’u interesuar mbi gjendjen shëndetësore të Avokat Sokol Mëngjesit, të dhunuar barbarisht në mes të Tiranës.

Meta u takua me bashkëshorten, prindërit dhe familjarët e Avokat Mëngjesit, të cilëve ju shprehu të gjithë solidaritetin e mbështetjen.

Duke e dënuar me forcë këtë akt të qëllimshëm kriminal, që meriton ndëshkim të ashpër ligjor, Meta ju uroi familjarëve shërim sa më të shpejtë të Avokat Mëngjesit.

Gjithashtu, Meta u takua edhe me Shefin e kirurgjisë në Spitalin e Traumës, Gjovalin Bushi, i cili e informoi në detaje mbi gjendjen aktuale shëndetësore të Avokat Mëngjesit, si dhe falenderoi të gjithë ekipin mjekësor për humanizmin dhe përkujdesjen e dëshmuar.

Në spitalin e Traumës avokatin Sokol Mëngjesin e vizitoi ministri drejtësisë Ulsi Manja.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?