Presidenti Ilir Meta

Politikë

Meta vlerësohet me ‘Urdhrin për Merita Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut’: Të vendosur për të vazhduar këtë kauzë

17 Korrik 2021, 21:49| Përditesimi: 17 Korrik 2021, 21:52

  • Share

TIRANË- Presidenti Meta vlerësohet nga Federata Ndërkombëtare e Organizatave të Dhuruesve të Gjakut me “Urdhrin për Merita Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut” në përvjetorin e tretë të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”.

Në këtë aktivitetin e zhvilluar në kopshtin e Institucionit të Presidentit të Republikës, ku ishin të pranishëm edhe Presidenti i IFBDO, z.Gian Franco Massaro dhe Sekretarja e IFBDO-së, Dr. Valentina Ruccolo, personalitete të shëndetit publik, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe institucioneve të pavarura, si dhe të shoqatave e forumeve të ndryshme të shoqërisë civile, Presidenti Meta çmoi lart punën e “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, si dhe përsëriti apelin e tij për një ndërgjegjësim sa më të madh të opinionit publik dhe të dhuruesve vullnetarë, që të mbështesin këtë nismë sa humane, aq edhe fisnike për të përmbushur nevojat jetike të fëmijëve talasemikë dhe të gjithë pacientëve që u nevojitet gjak.

“Për të shpëtuar fëmijë talasemikë, që kanë nevojë të vazhdueshme për gjak, ashtu si edhe për të shpëtuar pacientë të tjerë, që kanë nevojë për gjak, për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale, të traumave të ndryshme, të komplikacioneve gjatë lindjes apo për shkak të aksidenteve.  Për të ndihmuar gjithashtu, të gjitha ata, që në një moment të jetës së tyre, kanë nevojë urgjente për gjak, duke menduar që, gjaku i dhuruar shpëton jetën e dikujt, që një ditë mund të jetë i afërmi, miku, familjari ynë, apo edhe ne vetë.  Në këtë situatë të paprecedentë, kontributi i dhuruesve vullnetarë të gjakut ka qenë jetik.

Tashmë, me një situatë më të qetë, me vaksinimin e një pjese të popullsisë si dhe me imunizimin e një pjese tjetër, besoj se më shumë qytetarë, kryesisht të rinj, do t’i bashkohen kauzës së dhurimit të gjakut. Edhe pse shkenca ka përparuar me hapa gjigante, nuk e prodhon dot artificialisht gjakun. Ndaj, kjo e bën dhurimin e gjakut, aktin më të çmuar dhe më me vlerë morale e njerëzore në botë dhe i bën dhuruesit vullnetarë të gjakut, heronjtë e kohës sonë”, tha Meta.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 19/07/2021 01:36

    Nuk ja vlen te besh komente per jashteqitjen e kesaj Shqiperie. Like injoranti e kokemadhi e ka vendin ne biruce nje ore e me pare dhe atje te kalbet se bashku me dekoraten e tij, mona surrat kalin,salqenin,lulken dhe femijet e familjet e tyre. Mos qofte e larget dita kur zoti te veje dore mbi keto jashteqitje

    Përgjigju
  • Bobo: 18/07/2021 12:28

    Jashtqitje e Kombit.

    Përgjigju
  • NIk: 18/07/2021 02:35

    Mjere kush merr gjakun e ketij kokelopes. Ka per t'u infektuar me CORRUPT-21 direkt.

    Përgjigju
  • Gjaku: 17/07/2021 21:27

    Mos te lejohet ky tipi te dhuroj gjak, se ka semundjen e vjedhjes se floririt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?