Meta vlerëson me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” luftëtarin e LANÇ-it: Për atdheun u bashkua me armë në dorë

8 Qershor 2020, 15:22
  • Share

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” kolonelin veteran Myfit Guxholli. Kreu i Shtetit e vlerëson kolonelin si për veprimtarinë e shquar si luftëtar i lirisë në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, dhe për kontributin e veçantë në krijimin dhe konsolidimin e artit të luftës e shkencës topografike ushtarake shqiptare.

"Si përfaqësues i një brezi të lavdishëm idealistësh që në momentet më të vështira dhe të errëta për vendin u bashkuan me armë në dorë për çlirimin e Atdheut, Kolonel Guxholli dhe familja e Tij luftuan përkrah Heroit të Popullit Reshit Çollaku me çetën partizane të Mokrës, duke shkëlqyer me heroizmin e tyre, që na bën krenarë dhe frymëzon brezat e rinj me ndjenjat më të larta të atdhedashurisë.

Kolonel Guxholli, si bashkëthemelues i Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të LANÇ, me Dr.Ymer Dishnicën, Gjeneral Rrahman Parllakun, Liri Belishovën, Edip Ohrin, Skënder Malindin e shumë të tjerë në drejtimin e saj, i kanë bërë shërbimin më të mirë kombit dhe popullit shqiptar, duke nderuar sakrificën sublime, gjakun e dëshmorëve, heroizmin e luftës partizane, që ishte dhe mbetet lufta më e madhe patriotike për liri që ka zhvilluar populli ynë.

Kjo luftë e lavdishme që realizoi Çlirimin e Atdheut nga okupatori nazifashist dhe e shpëtoi vendin nga planet për ndarjen, duke e radhitur Shqipërinë në anën e Aleancës së madhe të popujve kundër Aksit të së keqes, është padyshim një meritë për Shqipërinë europiane, sot anëtare e NATO-s dhe aspirante për anëtare të BE-së, sepse në themel të Europës së Bashkuar qëndrojnë vlerat demokratike dhe çlirimtare të Luftës së Dytë Botërore.

Përherë mirënjohës për kontributin shumë të çmuar të Kolonel Guxhollit dhe familjes së tij për Shqipërinë, për ushtrinë tonë dhe kombin shqiptar", shkruan Meta në Facebook.

Komento

Komente

  • biqarra: 08/06/2020 18:08

    Nuk saldohet druri me hekurin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?