Aktorja Elida Janushi dhe Presidenti Ilir Meta

Meta vlerëson me titullin 'Mjeshtër i Madh' aktoren Elida Janushi

20 Dhjetor 2020, 12:36| Përditesimi: 20 Dhjetor 2020, 12:38

  • Share

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’ aktoren Elida Janushi, si shenjë mirënjohje për të gjithë kontributin për artin dhe kinematografinë shqiptare.

Në një postim në facebook, Meta thotë se Elida Janushi i përket një brezi të shquar artistësh të skenës dhe ekranit, të cilët shënuan një hop cilësor në interpretimin e roleve dhe figurave.

"I lumtur të vlerësoj një artiste shumë të dashur për publikun, aktoren e mirënjohur të skenës dhe filmit shqiptar, Elida Janushi. Falë talentit natyral dhe interpretimit të mrekullueshëm artistik, zërit potent e me shumë ngjyrë, galeria e dhjetëra roleve kryesore e të rëndësishme të interpretuara prej saj është e plotë dhe e larmishme. Por, një nga figurat më të dashura dhe më popullore, që kanë mbetur të ngulitura në kujtesën e spektatorit shqiptar, është ajo e gruas së Jovan Bregut në komedinë ‘Pallati 176’.

Elida Janushi i përket një brezi të shquar artistësh të skenës dhe ekranit, të cilët shënuan një hop cilësor në interpretimin e roleve dhe figurave, në dramën dhe kinematografinë shqiptare. Me mirënjohje për të gjithë kontributin e saj të vyer për artin dhe kinematografinë shqiptare dhe për realizimin e një sërë rolesh të spikatura, e nderova zonjën Elida Janushi me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’" - shkruan Meta.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 20/12/2020 13:17

    O Metmuti Hajduti po ket temi. Kur do ta dekorosh?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?