Miltiadh Gurma dhe Ilir Meta

Politikë

Meta vlerëson me titullin 'Mjeshtër i madh' futbollistin e njohur: Shembull frymëzimi e model suksesi, për brezat e rinj

11 Prill 2021, 22:19| Përditesimi: 11 Prill 2021, 22:23

  • Share

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i madh” futbollistin e njohur Miltiadh Gurma.

Me anë të një postimi në rrjete sociale Meta shprehet se Gurma është një shembull frymëzimi dhe model suksesi që duhet ndjekur nga brezat e rinj.

"Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe personalitetin e gjithanshëm në lojën e futbollit, duke dëshmuar cilësi të shkëlqyera si lojtar dhe trajner me rezultate të larta, kisha kënaqësinë e veçantë të çmoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” një prej ikonave të futbollit të Sarandës, Luftëtarit, Shkëndisë së kohëve të arta dhe të Ekipit tonë Kombëtar, Miltiadh Gurma.

Kam patur fatin ta shoh virtuozitetin në fushën e blertë të këtij futbollisti të nivelit ndërkombëtar, që për talentin e jashtëzakonshëm, krahasohej vetëm me lojtarin e madh gjerman Franz Beckenbauer.

Saranda, Gjirokastra dhe e gjithë Shqipëria janë krenuar me të drejtë gjithmonë me Miltiadh Gurmën, shembull frymëzimi dhe model suksesi, që duhet ndjekur nga brezat e rinj", shkruan Meta.

Komento

Komente

  • Iris: 12/04/2021 01:20

    Z,Gurma, ku je ne piknik,apo ne dyqan ?! Kur shkon te presidenti,qe po te dekoron,duhesh te paraqitesh me kostum e kollare,sepse eshte respekt per veten ne radhe te pare dhe pastaj per presidencen.Nuk e kuptoj,ka rregulla protokollare aty dhe njerez qe te kujdesen per zbatimin e tyre,apo jo ??!!Duhet qe njerezve qe thirren,ose ftohen ne presidence ne ftesen qe ju dergohet,ju duhen vene dhe rregullat e etiketes qe duhet te ndjekin!

    Përgjigju
  • meri: 11/04/2021 23:24

    Dekorimet gjat Fushates elektorale,une i quai BLERJE VOTE:

    Përgjigju
  • Mukaçu e suntaul: 11/04/2021 23:00

    O ilir kak meta po le nam mor burec nuk le qen e mace pa dekoruar o i uruar. E ke katandis veten si lymi tutit o ilir kakasuti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?