Meta vlerëson tre personalitete në Derviçan: Dera ime e hapur për minoritetin grek

21 Gusht 2020, 08:57| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 09:04

  • Share

TIRANE-Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi një vizitë në fshatin Derviçan të bashkisë Dropull, ku vlerësoi tre personalitete të minoritetit etnik grek. Meta vendosi një buqetë me lule në bustin e futbollistit të shquar të ekipit tonë Kombëtar, Lefter Millo, si dhe vizitoi ambientet e qendrës sportive që mban emrin e tij. Presidenti Meta vlerësoi Lefter Millon (pas vdekjes) me titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Si një prej talenteve më të shquara të futbollit shqiptar, i cili shpalosi në fushën e blertë aftësi dhe cilësi të spikatura si mesfushor me tipare sulmuese.

"Ai demonstroi në mënyrën më sipërore përsosmërinë teknike, forcën dhe energjinë e jashtëzakonshme, si dhe sedrën sportive me fanellën e Ekipit Kombëtar Shqiptar, ‘Luftëtarit’ dhe ‘Partizanit’, dhe së fundi, me ekipin grek të Larisës. Thjeshtësia dhe sjellja e tij e kulturuar ishin tipare që e lartësonin edhe më tej emrin e tij si futbollist i madh” tha Meta.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit nderoi Kristo Ndrico me Titullin e lartë "Kalorës i Urdhrit të Flamurit", me motivacionin: "Për kontributin e çmuar në fushën e sportit, pjesë e Ekipit Kombëtar Shqiptar të volejbollit. "Falë aftësive të shumanshme dhe talentit të veçantë ngelet një nga pedagogët dhe drejtuesit e shquar të arsimit në Gjirokastër, si dhe një ndër publicistët më të dalluar në median e shkruar shqiptare”. 

Ndërsa me titullin "Për Merita të Veçanta Civile", Presidenti Meta vlerësoi Sokrat Papadhopullin "Për kontributin dhe angazhimin e tij të shquar në jetën publike si mësues i talentuar, gazetar i përkushtuar dhe intelektual i njohur. "Kronikani plot pasion i jetës sportive dhe botues i shumë artikujve e librave të historisë së sportit gjirokastrit, si dhe themelues e drejtues i ekipeve të pingpongut në Gjirokastër" tha ai.

"Ka qenë shumë e vështirë të përzgjidhje për të dekoruar disa prej tyre sot në këtë aktivitetet kushtuar vlerave sportive. Po duke menduar se ky ceremonial është vetëm hapi ynë i parë do të veçoja prej tyre këtë pasdite futbollistin e madh e të paharruar Lefter Millo, gazetarin, mësuesin dhe volejbollistin e shquar Kristo Ndrico si dhe kronikanin sportiv të papërsëritshëm, pipongistin dhe pedagogun e dalluar Sokrat Papallopulli. Duke vlerësuar këta personalitete ne i kemi bërë nder gjithë plejadës së sportistëve që ata përfaqësojnë si dhe sportdashësve të panumërt të tyre që nuk i harrojmë kurrë.

Të dashur miq të minoritetit grek, për çdo dëshirë dhe shqetësim dera e Presidentit është gjithmonë e hapur. Dhe ajo do të jetë gjithmonë e hapur për ju dhe për të gjithë minoritarët  sepse është kënaqësi, dhe jam krenar që jam President i juaj, i këtij komuniteti të jashtëzakonshëm, i cili ka një kontribut të jashtëzakonshëm për përparimin e Shqipërisë në të gjitha fushat" tha Meta.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • salep sulltan: 21/08/2020 09:24

    dhe pas kesaj vizite ne dervician presidenti methaj dekllaroi se do beje edhe nje vizite ne shqipnine e eperme ku do shperndaje shume dekorata dhe urdhna trimnie per lek pllepin, tushen e shqupnise se eperme, do vere lule ne bustin e pal vates, do dekoroje edhe veri llapen e shume te tjere qe kane kontribuar per mbajtjen lart te humorit ne shqypni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?