Meta vs opozita/ Ku DALLUAN dhe ku u bënë 'NJËSH' protestat anti-qeveritare

2 Mars 2020, 21:12| Përditesimi: 3 Mars 2020, 19:36

  • Share

Për rreth 2 orë Presidenti Meta zhvilloi një tubim, ku mblodhi qytetarët në atë që ai e cilësoi, 'kundër puçistëve dhe grushtit të shtetit' që kanë kapur Kushtetutën dhe po i heqin të drejtat atij. Një protestë e cilësuar nga shumëkush e paprecedentë dhe që nuk ka ndodhur kurrë në histori që një President të thërrasë popullin kundër qeverisë dhe që u përmbyll me firmosjen e dekretit kundër ligjit që i hoqi Metës kompetencën për betimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo që ra në sy gjatë tubimit të Metës ishin disa detaje që më herët populli shqiptar i ka parë në protestat e shumta të opozitës që u mbajtën për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

E përbashkëta e parë mes protestës së Metës dhe opozitës jo parlamentare është se organizuesit e saj dolën nga zyrat e tyre përkatëse dhe me dy gishtat lartë. Meta doli nga presidenca me 2 gishta dhe u ul në gjunjë duke bërë shqiponjën para 'sovranit', ndërsa Lulzim Basha dilte nga selia e Partisë Demokratike me dy gishta lart, por rrethuar nga militantët e tij.

1583180310_metabasha.jpg

Basha me militantët para selisë blu / Meta nga Presidenca duke iu bashkuar 'sovranit'

Për pozicionin e podiumit ku zgjodhën të mbanin fjalën e tyre ishte i ndryshëm te të dy protestat, Meta 'nxori' zyrën e tij para godinës së Presidencës në atë që e cilëson si kështjellë e mbrojtjes së Kushtetutës, ndërsa opozita e vendoste podiumin para Kryeministrisë dhe zyrës së Ramës, atij që e cilësonte si të keqen e vendit.

1583180828_podiumimetabasha.jpg

Meta nxjerr 'zyrën' para Presidencës/ Basha flet në podium para Kryeministrisë

Si Meta dhe Basha zgjodhën që podiumin ta mbajnë për vetë, asnjë prej figurave të rëndësishme politike nuk iu dha e drejta e fjalës. Por ajo që ra në sy në tubimin e Metës ishte mungesa e aleatëve të Bashës, ku i vetmi që pranoi t'i bashkohej si qytetar thirrjeve të kreut të shtetit, apo urdhrit të dhënë nga lideri i tyre demokrat, ishte vetëm Fatmir Mediu. Në tubimin e kreut të shtetit ish kryeministri Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi luajtën rolin e figurantit. Sa për organizimin e popullit kreu i Shtetit zgjodhi që ai të vinte i lirë, ndërsa opozita e bashkuar preferonte që t'i  drejtonte ato nga selitë e partive, asaj të PD-së dhe LSI-së drejt bulevardit.

Një e përbashkët mes Bashës dhe Metës është se të dy janë paraqitur para mbështetëse të tyre në tubim me vonesë si për të pritur që të gjithë njerëzit të mblidheshin në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'. Sot Meta iu bashkua qytetarëve 30 minuta pas orës së njoftuar për nisjen, 17:00.

Një ndryshim domethënës mes dy protestave ishin flamujt, ku në tubimin e Presidentit sheshi u ngjyros kuqezi dhe tufa me lule mimoze, ndërsa në protestat e opozitës mbizotëronin flamujt partiak.

1583181053_flamuj.jpg

Flamuj kuqezi në tubimin e Metës/ Flamuj partiakë në protestat e opozitës

Një tubim pa incidente ky i sotmi nga presidenti, ndërsa protestat e para të opozitës (para se ndërkombëtarët  t'i "tërhiqnin veshin") kishte dhunë, shashka e tymuese.

1583181191_dhuna.jpg

Tubimi pa incidente i Metës/Dhuna në protestën e opozitës

Të dy si kreu i shteti Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulzim Basha dhanë mesazhet e tyre për ndërkombëtarë gjatë protestave duke "përqafuar" edhe flamujt e tyre. Basha zgjodhi të mbante atë gjerman, që e shinte si të vetmen shpresë për të nisur negociatat mes opozitës dhe qeverisë. Ndërsa Ilir Meta ngriti flamurin amerikan të cilën e ka sulmuar shpesh gjatë daljeve të tij publike, duke thënë se: "Këtë flamur e mora pasi kanë ardhur me dhjetëra dhe me qindra shqiptarë nga Amerika, kanë lënë punët e tyre, e ngrita në respekt të gjithë miqve të mëdhenj në Amerikë, për kongresmenin Engel, që e kanë ndihmuar çështjen shqiptare, dhe që do të jenë gjithmonë gati për të mbrojtur interesat tona'. Sigurisht që ky veprim solli reagimin e menjëhershëm të ambasadore Yuri Kim e bëri 'divorcin' nga 'manifestimi' i Metës se nuk kishte lidhje me atë organizim. Një reagim i tillë nuk ka ardhur kurrë për protestat e opozitës, përveç thirrjeve që të shmangni dhunën dhe të uleshin në tryezën e bisedimeve me qeverinë.

1583181339_falmujbe.jpg

Meta me flamurin e SHBA/ Basha me atë të Gjermanisë

Manifestimit të presidentit Ilir Meta dhe në protestat e opozitës janë bashkuar dhe një numër i caktuar aktorësh që luftojnë për mos shembjen e teatrit nuk ka munguar pankarta "Mbro Teatrin".

1583181488_mbro.jpg

"Mbro Teatrin" në tubimin e Metës/ "Mbro Teatrin" në protestat e opozitës

Si në tubimin e Ilir Metës dhe në atë të protestave me opozitën e  bashkuar, qytetarët u ftuan të ndiznin dritat e celularë si 'dritat e shpresës' për një 'Shqipëri  si gjithë Europa.'

1583181621_dritat.jpg

Dritat e shpresës në tubimin e Metës/ Dritat e shpresës në protestën e opozitës

Meta premtoi se kjo 'pranverë kuqezi' nuk do të ndalej dhe se 2 marsi ishte vetëm fillimi i 'besëlidhjes' me sovranin. Të njëjtën thirrje bënte dhe Basha se protestat nuk do të ndaleshin deri në rrëzimin e Ramës, dhe të gjithë e dimë vijimësinë e historisë.

Mbyllja dha panoramën e njëjtë të protestave politike opozitare kundër qeverisë:  Basha iu drejtua selisë blu, vetëm se këtë radhë mungoi këndimi i himnit kombëtar!

Komento

Komente

  • BLLOKU NË DOR O HOR: 03/03/2020 08:49

    Ky ilir meta e vërteta me bllok në dor 700.000 euro u filmua e su pranua. Po populli ka sy e vesh e populli është inteligjent. Ti o ilir kak meta e vërteta ti je hajdut o palaço. A nuk e shikon që askush s'të don o iliri karagjos që je bo më keç se ver llapa o ilir hapa dollapa REÇI është mbrapa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?