Ilir Meta takim me Misionin e OSBE/ODIHR

Meta zbardh takimin me Misionin e OSBE/ODIHR: Dënojmë zvarritjen e qëllimshme të mazhorancës për Reformën Zgjedhore

10 Nëntor 2022, 11:57| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 12:04

  • Share

TIRANË- Një ditë pas takimit me misionin e Vlerësimit të Nevojave nga OSBE/ODIHR në lidhje me zgjedhjet e  14 majit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbardhur edhe diskutimin e zhvilluar ndërmjet tyre. Meta thotë se ka kërkuar me ngulm që Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore të adresojë me prioritet rekomandimet e OSBE/ODIHR për të përmirësuar të gjitha problemet madhore që u panë në zgjedhjet e 25 Prillit. Meta nënvizon se dënon zvarritjen e qëllimshme që mazhoranca i bën punës së Komisionit dhe të trajtimit të problemeve periferike që nuk i japin përgjigje problemeve kritike të zgjedhjeve, duke goditur besimin e qytetarëve tek standardet e zgjedhjeve.

‘Prita në një takim me kërkesën e tyre Misionin e Vlerësimit të Nevojave nga OSBE/ODIHR-i, në lidhje me zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.  Partia e Lirisë ka kërkuar me ngulm, që Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore të adresojë me prioritet rekomandimet e OSBE/ODIHR për të përmirësuar të gjitha problemet madhore që u panë në zgjedhjet e 25 Prillit, ndaj ne e dënojmë zvarritjen e qëllimshme që mazhoranca i bën punës së Komisionit dhe të trajtimit të problemeve periferike që nuk i japin përgjigje problemeve kritike të zgjedhjeve, duke goditur besimin e qytetarëve tek standardet e zgjedhjeve.’- shkruan Meta.

Sipas Metës ai ka ritheksuar nëvojën alarmante pë rtë forcuar zbatimin e ligjit për një klimë të qetë zgjedhore.

‘U ritheksova përfaqësuesve të ODIHR nevojën alarmante për të forcuar zbatimin e ligjit për një klimë zgjedhore të qetë, pa ndikimin e krimit dhe administratës publike në zgjedhje, në mënyrë që të kemi një pjesmarrje sa më të lartë dhe rezultat të gjithëpranuar. Partia e Lirisë mbetet në çdo kohë e angazhuar për dialog politik dhe ekspertizë teknike të nivelit të lartë, në mënyrë që qytetarëve t'u ofrohen standartet më të larta të zgjedhjeve dhe çdo shqiptar të votojë i lirë, siç i takon një populli europian.’- shkruan Meta.

Zgjedhjet vendore të 14 majit kanë zbritur në Tiranë Misionin e Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ ODIHR. Ata u takuan një ditë më parë me përfaqësuesit e PD së Rithemelimit Oerd Bylykbashin dhe Ivi Kason, gjithashtu përfaqësues të PD në tryezën e reformës zgjedhore të 2020.

Pas Bylykbashit dhe Kasos, ekspertët e OSBE-së zhvilluan edhe një takim me kryetarin e partisë së Lirisë Ilir Metën. Ditën e premte Misioni i OSBE/ODIHR do të takohet edhe me kreun e grupit të PD, Enkelejd Alibeajn, ndërsa në axhendë janë takime me të gjitha partitë kryesore në vend, shoqërinë civile dhe media.

Misioni do të hartojë dhe një raport, mbi bazën e të cilit ODIHR do të vendosë në ç'shkallë do vëzhgohen zgjedhjet vendore.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?