'8 qershori po afron'/ Meta: Zbatimi i kushteve të BE fillon me konsensusin për 'Zgjedhoren'! KE po pret sinjale pozitive

3 Qershor 2020, 09:07| Përditesimi: 3 Qershor 2020, 10:16

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur mesazhet e djeshme nga ndërkombëtarët lidhur me 'Zgjedhoren', duke thënë se arritja e një konsensusi për këtë Reformë është kusht për integrimin e Bashkimin Europian.

Në një mesazh të shkurtër, kreu i shtetit shkruan se Shqipëria duhet t'i japë sinjale pozitive Bashkimit Europian, dhe konsensusi është një prej tyre.

"Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore. 8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë", shkruan Meta.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta

Ditën e djeshme palët nuk arritën një marrëveshje për 'Zgjedhoren', e megjithatë sipas ambasadoren Yuri Kim ka pasur përparime në disa pika kryesore. Ambasadorët dolën me një thirrje të qartë se 'Reforma duhet të mbyllet patjetër në takimin e nesërm', ndërsa Yuri Kim dha një mesazh të qartë edhe për PD, se nëse nuk ka dakordësi mes palëve përtej rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it 'atëherë duhet të heqin dorë nga këto kërkesa'.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?