Presidenti Ilir Meta ka zbuluar se Lulzim Basha i ka kërkuar në Gjermani, i lot në sy që ai të anulojë zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit 2019. Kjo për faktin sipas Metës, pasi ai kishte thirrur një protestë më datën 8 qershor, në të cilën ishte parashikuar se do të kishte dhunë dhe konflikti mund të përshkallëzohej. Meta tha se Basha i ka kërkuar anulimin e dekretit me qëllim zbutjen e revoltës popullore, pasi mund të percipitonte në dhunë të ashpër, për të cilën Basha do të ishte përgjegjës.
“Të nderuar qytetarë, për fat të keq në funksion të problemeve dhe halleve të tij personale politike që zoti Basha i shton vetes papushim dhe në keqardhje të plotë që ai përpiqet t’i zgjidhë ato, ose të fajësojë për to institucionin e Presidentit të Republikës, duke shtuar dozën e gënjeshtrave çdo ditë. Jam këtu në respekt të gjithë demokrateve që dëgjojnë gënjeshtra të tilla ku përfshihet presidenti i tyre. Presidenti gjithmonë, në mënyrë koherente ka zgjedhur rrugën e transparencës duke komunikuar me qytetarët përmes fakteve konkrete e të mirëdokumentuara.
Siç e keni ndjekur, Basha në daljet publike pas shpikjes të trekëndëshit të Bermudës, por edhe më me intensitet është shprehur se ai ka ofruar mbështetjen e tij Presidentit vitet e fundit. Siç do të bëj publike disa fakte sot, kjo është një gënjeshtër e madhe. Do të ndaj me ju disa fakte që kanë të bëjnë me probleme demokratike, institucionale, për çdo shqiptar që i ndjen pasojat e këtij vendimi të rëndë të zotit Basha për mosmarrjen pjesë të opozitës në zgjedhjet e vitit 2019. Presidenti në respekt të Kushtetutës, kishte caktuar datën 30 qershor, si datën për mbajtjen e zgjedhjeve. Sa më shumë afrohej kjo datë, aq më shumë përshkallëzohej tensioni mes forcave politike. Dukej qartë që palët politike provokonin njëra-tjetrën duke akuzuar kundërshtarin si veprim të dhunës. Kjo situatë u shoqërua me protesta masive, ku për fat të keq dhjetëra protestues u plagosën. Kjo e tensionoi rëndë klimën politike në vend. Më datë 2 qershor 2019, opozita mbajti protestën e 7 të saj, ku paralajmëroi mbajtjen e protestën finale të saj, gjuha e urrejtjes që përdornin palët politike, në mënyrë të veçantë kryetari i atë ashtuaruajtur opozitë e bashkuar, duke cënuar sigurinë kombëtare. Në ditët që paraprinë këtë protestë të paralajmëruar si protestën finale, Presidenti mori informacione që do të përdorej dhunë e paralajmëruar ndaj institucioneve të vendit.
Basha m’u lut me lot në sy, që Presidenti të anulonte protestën e opozitës më 8 qershor e po kështu të shtynte zgjedhjet. Kjo sepse protesta që vetë Basha kishte organizuar do të degradonte në dhunë dhe se ai nuk e kontrollonte dot popullin opozitar dhe se për këtë ai do të ishte përgjegjësi kryesor për rezultatet e dhunës. I panikosur, duke premtuar që më datë 8 qershor do të ndodhte hataje dhe i frikësuar deri në palcë nga përgjegjësitë ligjore që do të mbante, Basha iu ul në gjunjë presidentit në mënyrë që të shtyheshin zgjedhjet, përpara mitingut të 8 qershorit. Këtë presidenti duhet ta bënte direkt nga Gjermania. Pikërisht në datën 8 qershor, presidenti u njoh me situatën e fundit. Presidenti, vetëm pak minuta para fillimit të protestës, shfuqizoi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve, duke anuluar datën e zgjedhjeve. Presidenti, duke marrë përgjegjësinë e madhe kushtetuese dhe profesionale, duke analizuar situatën, por edhe të gjitha aktorëve të tillë në mënyrë që të krijonin hapësirë dialogu për mbajtjen e votimeve në mënyrë demokratike. Vendimi për fuqizimin e dekretit nuk ishte i lehtë për mua”, tha Meta.
Lajmi kryesor:
Meta tregon pazaret me Bashën për zgjedhjet vendore: M'u lut me lot në sy t'i anuloja se kishte frikë se protesta e 8 qershorit i 'dilte nga duart'! PD: Po tenton të na përçajë partinë(VIDEO)
M.Q./ReportTv.al