Presidenti Illir Meta gjatë një deklarate për mediat tha me ironi se ai lëviz natën, pasi nuk do që sirenat që buçasin në rrugë mos të shqetësojnë qytetarët.
'Në 25 prill populli i Shqipërisë do të votojë për të rithemeluar pluralizmin politik dhe për të vendosur rendin kushtetues që është tronditur në kushte skandaloze. Iku koha kur duartrokisnim ne kur dëgjonim parrudha; ‘bravo Shqipëri socialiste’. Jemi në kohën kur për mua kanë dy gjëra rëndësi; shqiptarët të jenë të kujdesshëm të ruajnë distancë, dhe tjetra fuqia e tyre është fjala e tyre. Fuqia e tyre është 25 prilli. Ndaj them Referendum! Që mos të ndodhin gjëra të tilla. 7 ditë për të ardhur një shkresë se kërkon presidenti sqarim! Këtu nuk është thjesht se u bë një kanal vaditës. Ama për të vajtur në Kamëz, le të vijnë me mua, dhe po e hapën ato rrugën për më shpejt se 30 minuta është e pamundur. Unë udhëtoj natën, sepse ditën buçasim sirenat dhe nuk dua të shqetësoj qytetarët. Mos harrojnë se ka edhe 26 prill, ndonjë që ka kartelë mjeksore do të kërkojë rrethana lehtësuese.'- tha Meta.
Lajmi kryesor:
Meta kthen ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit 'Nënë Tereza' me 13 vjet! Paralajmëron zyrtarët e qeverisë: Ka edhe 26 prill, bëni kujdes
M.Q.//ReportTv.al