Zonat industriale që janë degraduar për shkak të mungesës së aktivitetit, do të hyjnë në një fazë të re zhvillimi me financim nga Bashkimi Evropian. Do të ngrihen parqe eko-Industriale, që sipas ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato, janë në të njëjtën linjë me politikat e Brukselit.
“Tranzicioni nga metodat tradicionale të prodhimit në ato moderne janë thelbësore për anëtarësimin në BE dhe për zinxhirin e vlerës. Me anën e këtij projekti BE dëshiron të mbështesë dekarbonizimi dhe të rrisë zonën e parqeve eko-industriale në Shqipëri dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ambasadori Gonzato.
Projekti i rijetësimit do të nisë nga metalurgjiku në Elbasan apo zona industriale e Kombinatit në Tiranë, për të cilat do të bëhen projekte për të futur në këto zona industri të ndryshme ekonomike dhe kreative.
“Projekti financohet nga kuadri i investimit të Ballkanin Perëndimor, WBIF, i financuar nga BE dhe do të zbatohet nga IFC, pjesë e grupit të Bankës Botërore, dhe mbaron në vitin 2027. Fondi fillestar është 600 mijë euro. Zona e kombinatit dikur me tre fabrika sot janë të degraduara, dhe presin t'i fusim në planet tona për të pasur një tranzicion, drejt një zone të pastër, të padëmshme, ku mund të zhvillojmë zona multifunksionale”, tha Gonxhja.
Këto projekte tha Javier Suarez, nga IFC sjellin rritje ekonomike.
“Këto parqe janë më shumë se një përpjekje mjedisore, ndihmojnë në krijimin e vendeve të punës dhe zinxhirët e duhur të ofertës. Ne po mbështesim të gjitha përpjekjet e Shqipërisë për të krijuar hapësirën e duhur të investimeve”, tha Javier Suarez, nga IFC.
Për këtë hap të ri drejt industrisë së zhvilluar dhe në përputhje me standardet mjedisore në Tiranë u firmos marrëveshja mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Korporatës Ndërkombëtare Financiare, anëtare e Grupit të Bankës Botërore
Komente
