TIRANË- Prokuroria e Posaçme dha pretencën për të akuzuarit e dosjes Metamorfoza 2, duke kërkuar burg në një total prej 69 vitesh për 6 të pandehur, por të cilëve u ulet 1/3 e dënimit prej gjykimit të shkurtuar.
Në mesin e tyre është Dedan Gjoni, ish-shefi i krimeve për të cilin SPAK kërkon 13 vite burg, që konvertohet në 8 vite e 4 muaj.
Më tej, me gjykim të shkurtuar SPAK kërkon dënimin e Ismail Zenelit më 10 vjet, Bujar Gërmizi me 6 vjet e 8 muaj, Adrian Cenaj me 4 vjet e 8 muaj, Besmir Murtati dhe Albert Prenga, të dy me nga 8 vite burg.
Më herët, GJKKO ndau çështjen duke shpalli moskompetencën dhe e kaloi në Gjykatën e Tiranës, ish-zyrtarin e policisë Erzen Breçani dhe ish-specialisten e Interpolit Jonida Babameto.
Ata janë në akuzë për për trafik droge në disa episode, sigurim të kushteve për vrasje, armë pa leje, pastrim parash, grup të strukturuar kriminal apo nxjerrje të sekretit hetimor.
Erzen Breçani, i arrestuar për pastrim parash, pretendoi se i rrezikohej jeta në qeli dhe se vuante nga klaustrofobia, çfarë bindi gjykatën për zbutje të masës së sigurisë.
Të pandehurit akuzohen për sigurim kushtesh për vrasjen e vëllezërve Nela dhe trafikim kokaine nga Amerika latine drejt BE.
Komente

Po ai palla breçani ka frik nga kush? Ai hecte i fryre ne Tirane kur ishte shef policije. Cne tani ka frik...lepur burr
Përgjigju