FRANCË- Dy javë në vezhgim u mbajt nga autoritetet policore franceze, Behar Bajri i cili u arrestua qetësisht në ambientet e një lokali ku ndodhej vetëm. Burime pranë Policisë së Shtetit i thanë Report Tv se kur pa se ishte i rrethuar nga të gjitha anët, nuk bëri rezistencë dhe iu dorëzua autoriteteve pa zhurmë. Pas kontrollit, 43-vjeçarit, i cili ishte në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza” si porositës dhe organizator i disa vrasjeve dhe tentativave për vrasje, nuk iu gjet asgjë e paligjshme.
Lokalizimi i tij mësohet se është bërë nga autoritetet shqiptare, të cilat prej kohësh kanë një oficer në Paris enkas për këtë punë, lokalizimin e shqiptarëve në kërkim dhe mbajtjen në kohë reale të komunikimeve me policinë atje. Ironikisht, Franca, vendi që kishte zgjedhur për t'u fshehur, ndihmoi në zbardhjen e komunikimeve të SkyECC, që zbërthyen krimet monstruoze të fisit Bajri, grupit të Ervis Martinajt, prokurorit Xhevahir Lita dhe ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri.
Behar Bajri pritet të ekstradohet në muajt në vijim në Tiranë, edhe pse me shumë mundësi do të tentoj të kundërshtoj vendimin në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Shqipëria nuk ka një marrëveshje të nënshkruar ekstradimi me Francën, megjithatë, siç është bërë traditë, tentativa do të bëhet përmes shfrytëzimit të konventave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për të bindur gjykatat atje. Dosja do të përpilohet e plotë dhe përmes Ministrisë së Drejtësisë do t’u vihet në dispozicion autoriteteve franceze.
Behar Bajri në dosjen “Metamorfoza” akuzohet si organizator i vrasjes së Gjin Boriçit për llogarit të të zhdukurit Ervis Martinaj, sigurimin e personave për vrasjen e mbetur në tentativë të Kleanthi Musabelliut, për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe porositës i vrasjeve që nuk u kryen asnjëherë të Dorian Dulit, Genc Tafilit dhe Ibrahim Licit. Të gjitha këto ngjarje, Behar Bajri i organizoi e planifikoi pas daljes nga burgu me masë të lehtësuar arresti, të firmosur nga prokurori Xhevahir Lita, i arrestuar pasi dyshohet se mori 30 mijë euro për këtë nder.
Qe keta kriminelat nje dite ose do te perfundonin ne burg,ose ne varr te bere shoshe nga plumbat e minat kjo dihet,por ajo qe nuk honepset ne kete mes jane keta njerezit e policise e drejtesise te shit-blere nga njerezit e hurit e litarit.Keta duhet te ishin simbol i ligjit e rendit,jo simbol i korrupsionit,pabesise e maskarellekut.Kaq shume rendesi kishte miqesia me keta llumin e shoqerise?! Kaq shume u pelqente paraja sa i shiten shpirtin Djallit?! Ku i conte /mushka/?!
Përgjigjurendesi ka te dihet listpagesa e grupit qe komunikonte ne encron ecc e perzier ne ngjarje kriminale si ajo ne bllok
Ca fati paska paska pas A.L Te gjithe hasmit e tij o i vret njeri tjeter o i burgosin Se t jete per te behen 100vjec.. Nga vis martini e shullaz e dajt e harizaj e bajrat Nga vlora ne sarante e shkoder e tirane.. Te gjithe me rruge pa kthim shkuan. Ksaj i thone fat o bos
PërgjigjuI paske ti infot gabim,kur te dali flasim.shoket e shullazit,duke fillu nga TE ndjeret arlind fuga, arjan selimi,edison harizaj,edhe 1 tjeter aleat cuditerisht vis martini qendron hija e Altinit.
I paske info gabim... Genc ferhati eshte jashte ka 2 vjet Dajti del pune muajsh, Dhe shume gjera tjera qe ti skupton dot Shok ska dokle ai asnjeri.
Ca fati po thua Altin Lamaj sharroj edisonin nipi i v.ymerit,Shullazi ne burg, lul berishen e coj ne azil, dajtin ne burg genc ferhati 25 vite ne burg,Doklen e ka patriot doli fitues A.L
Nuk esht fat mor ti jo. Po ai at strategji ka i fut ne burg duke perdor shtetin. Hajt se dajti tashi del do nxehet situata
Tash lironje Pllum Gjoken se asht i pafajshem. Bashke me Leksin e Druve se i don jashte Dor Duli
PërgjigjuPer dorin ta po bahen ka 150vjeqa pllumi e leksi po qa ti bajn braces si ka me jau shkun puplat atyne si kan met jashta…
Ore po atë Ahmetajn a e mban njeri në vëzhgim apo vl
PërgjigjuMbas ervis martinajt po eleminohet cdo njeri qe ka pas lidhje me te. Radhen e ka Lezha
PërgjigjuTesh te erdhi ora me kalu pjesen tjeter te jetes ne burg . Boll te zeza ke ba e boll njerz ke marr ne qaf, e drejtesia gjithmon te ka liru. Ket radh besoj ke marr fund
Përgjigju