Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri

'Metamorfoza'/ Dështon sërish seanca paraprake, shkak mungesa e njërit prej avokatëve

21 Qershor, 12:44| Përditesimi: 21 Qershor, 12:51

  • Share

Dështon për të dytën herë seanca paraprake e dosjes “Metamorfoza”, shkak për shtyrjen e gjyqit këtë të premte u bë mungesa e avokatit Elidon Hyseni që përfaqëson dy të pandehur.

Dosja “Metamorfoza” është në fazën paraprake, ku gjykata do vendosë nëse do kalojë apo jo për gjykim. Ndërkohë që shumica e të akuzuarve do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Më 4 maj, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen për gjykim, për disa të pandehur, ndërkohë që ndau çështjen për disa të tjerë.

SPAK deri tani i ka komunikuar akuzat biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish shefit të operacionales Oltion Bistri, i akuzuar për korrupsion, ndërkohë që pjesë e kësaj dosje është edhe ish zyrtari i policisë Ardit Hasanbegaj, i cili nga hetimet e deritanishme dyshohet se ndihmoi anëtarët e fisit Bajri, në planin për vrasjen e Ibrahim Licit e Dorjan Dulit.

Për personat që janë ende në kërkim, në mesin e të cilëve edhe Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur prej muajit gusht të vitit 2022, Struktura e Posaçme ka veçuar hetimin.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?