TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e siperfaqes prej 390 mijë metrash katrorë të ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë të Shkodrës, në emër të biznesmenit Pëllumb Gjoka. Ai u arrestua më 27 korrik 2023 për akuzën e vrasjes tentativë, korrupsion dhe grup të strukturuar criminal gjatë operacionit të koduar me emrin Metamorfoza. Bëhet fjalë për tri sipërfaqe të ndryshme, përkatësisht secila me: 113.500 m2, 61.470 m2 dhe 215.030 m2, në Pulaj-Plazh të Velipojës, të cilat janë të regjistruara në emrin e babait të biznesmenit, Kol Gjoka. SPAK thotë se ka dyshime të bazuara në prova, se këto pasuri janë fituar përmes falsifikimit të dokumenteve të kryera nga biznesmeni Gjoka, në bashkëpunim me persona të tjerë.
Më 23 tetor 2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sekuestrimin e pronave të Gjokës dhe familjarëve të tij, ndërsa është ekzekutuar nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Më 27 korrik 2023 me urdhër të Spak u arrestuan biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, drejtori i Operacionales Oltion Bistri, Ardit Hasanbegaj, Asmer Bilali dhe Edmond Preka, shoferi i Pëllumb Gjokës.
Operacioni "Metamorfoza' erdhi pas dekodimit nga francezët dhe belgët të mesazheve në aplikacionit “Sky Eç”, të cilët fundosën 16 persona, mes të cilëve vetë biznesmenin Gjoka, Ervis Martinaj, anëtarë të grupit kriminal të Bajrajve në Shkodër dhe eksponentë të lartë të Policisë së Shtetit. Deri tani gjashtë të dyshuar janë prangosur dhe nëntë persona të tjerë në kërkim.
SPAK dyshon se ata bashkëpunonuan si grup i strukturuar kriminal për vrasjen e Gjin Boriçit në gusht 2020 në Vaun e Dejës dhe përgatiten kushtet për të vrarë edhe Ibrahim Licin, Dorian Dulin dhe Genc Tafilin, por nuk ia dolën. Sipas prokurorisë, Pëllumb Gjoka, rezulton se kishte dijeni për çdo vrasje që do të kryente grupi Bajri, madje ishte autor i porositjes së eliminimit të Kleanth Musabelliut, vrasje edhe kjo e pa finalizuar pasi ish-polici i burgjeve arriti të shpëtonte.
Po pronat tjera me ca i beri hotele e restorant e toka tjera e kazino Pse nuk i sekuestroni makina dhe cdo gje Por e lejoni te pasurohet akoma me leke krimi Perdite po i shtoni milionat krimineleve ju lumte..
PërgjigjuGjykata të shprehet për rikthimin e pasurive pronarëve të ligjshëm dhe t'i lejë sekuestrot se tokat nuk lëvizin nga vendi!
Përgjigju