Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

Metamorfoza e frikshme e Gazment Bardhit, edhe ai i klonuar me shpejtësi nga Sali Berisha

11 Shtator, 12:55| Përditesimi: 11 Shtator, 16:02

  • Share

Prej 30 vitesh dihet që kushdo që jeton dhe punon në shërbim të Sali Berishës bëhet klon i tij. Për arsye që vetëm psikiatria mund t'i shpjegonte, afërsia me Berishën e bën këdo, burrë e grua, identik me të: të dhunshëm, agresiv, gënjeshtar dhe intolerant. Kushdo që nuk klonohet, thjesht dëbohet. Ky fenomen është veçanërisht i dukshëm tek ata që janë distancuar më parë nga Berisha dhe që i janë afruar më pas më shumë, duke përjetuar kështu një metamorfozë kaq evidente saqë bëhet e turpshme. Që në kohën e Tritan Shehut apo Jozefina Topallit, të cilët u kthyen në njerëz normalë pasi u distancuan nga Berisha dhe më pas u bënë sërish klonët e tij sapo u kthyen në krah të tij (dhe më pas u normalizuan sërish, duke u larguar), ky transformim thuajse djallëzor ka i preku të gjithë. Oerd Bylykbashi dhe Luciano Boçi për shembull, të cilët ishin njerëz paqësorë dhe logjikë kur Berisha nuk drejtonte më partinë, i janë rikthyer qenve luftarakë që kur doktori i vendosi sërish në krah të tij. Shembujt janë të pafund, të gjithë të njëjtë e të mbivendosur dhe ky fenomen nuk e kurseu as Luzlim Bashën, i cili pushoi së qeni një klon i dhunshëm sapo u shkëput përfundimisht nga Berisha.

Metamorfoza e kundërt me atë të Bashës ka prekur edhe Gazment Bardhin muajt e fundit. Nga një politikan tolerant dhe liberal në kohën kur luftonte përkrah Bashës kundër Rithemelimit të Berishës, sot Bardhi është kthyer sërish në një klon të Berishës që përdor të njëjtën shpifje, të njëjtin agresivitet dhe dhunë verbale identike nga klonët e tjerë, sikur të ishte si një Muli Noka i çfarëdoshëm (vetëm për të dhënë një shembull) të cilët, duke mos e braktisur kurrë komandantin e tyre, nuk kanë ndryshuar kurrë. (Pikërisht për këtë metamorfozë sot Bardhi e gjen veten duke ndarë ide, projekte dhe përqafuar me Flamur Nokën, të cilin më pak se dy vjet më parë e akuzoi publikisht për korrupsion dhe lidhje me trafikantët e drogës).

Dy mbrëmje më parë në një debat televiziv, Gazment Bardhi sulmoi verbalisht Endri Shabanin me një urrejtje të paparë më parë, fajtor vetëm për shprehjen e një opinioni të ndarë më shumëkënd, pra se opozita me Sali Berishën në krye nuk do të fitojë kurrë. Një argument që vetë Bardhi e ka përdorur në të kaluarën, por që sot klani i PD-së e konsideron tradhti. Ashtu si çdo klon tjetër i Berishës, Bardhi sulmoi Shabanin në mënyrë vulgare duke e quajtur të korruptuar nga Edi Rama dhe kjo vetëm sepse lëvizja e tij, Nisma Thurrje, merrte fonde nga KQZ. Ky është një financim normal i parashikuar me ligj dhe i rezervuar për çdo forcë politike që merr pjesë legjitime në zgjedhje. Por Berishës dhe kloneve të tij nuk i intereson asnjëherë e vërteta. Ata janë të interesuar vetëm të delegjitimojnë kundërshtarët e tyre duke përdorur çdo armë pa skrupuj, para së gjithash shpifje. Pra, nuk krijon habi se pasi mbrojti Spakun kur ishte i lirë nga Berisha, sot Bardhi-klon u rreshtua me militantët e tjerë përballë Spakut për të protestuar kundër drejtësisë.

Ajo që ata nuk e kuptojnë është se ky fenomen pervers i klonimit pro berisha brenda PD-së po prodhon një fenomen paralel të klonimit antiberisha në elektorat. Për çdo klon të Berishës, lindin 10 klonime të tjera kundër tij jashtë PD-së: Të gjithë tani të bashkuar nga e njëjta ide se Sali Berisha është një rrezik për demokracinë.

xy//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 12/09/2024 09:29

    Lexova nje shkrim te Ylli Pates dhe me beri pershtypje fjalori i tiji kulluar sishkrimtar kur thote nje fjale shqip per rrugaçet qe opozita se rruan ! ky eshte tamam nje fjalor intelektuali.

    Përgjigju
  • Beni: 11/09/2024 20:58

    Klonimi eshte tipar themelor i nevojtores se kuqe komunisto-enveriste. Berisha ka klounet e tij. Dhe meqs Berisha po i afrohet burgut, tashme autori "Pike e zeze" ndoshta do vazhdoje punen operative me klounet e shtreses se fundit te nevojtores me lart-Ramisteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?