Tre nga të pandehurit e 'Metamorfozës', Gjoka, Bajri dhe Lita

Kronikë

‘Metamorfoza’/ GJKKO shtyn sërish gjyqin, munguan dy nga avokatët dhe të pandehurit! Gjyqtarja Irena Gjoka zëvendësohet, ndodhet me leje 2-mujore

26 Maj, 11:48| Përditesimi: 26 Maj, 12:16

  • Share

Tiranë- Gjykata e Posaçme shtyn sërish seancën për dosjen “Metamorfoza”. Shkak u bë mungesa e avokatëve të dy prej të pandehurve.

Seanca e radhës do të zhillohet më datën 30 maj, ndërsa edhe vetë disa prej anëtarëve të grupit kriminal nuk morën ljesë në gjyq si; Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri, Xahevahir Lita.

Gjithashtu palët u njohën me vendimin e zëvendësimit të Irena Gjokës si pjesë e treshes gjyqësore, duke u zëvendësuar me Erion Çelën, që i bashkohet trupës aktuale me Etleva Dedën e Floja Hajredinajn.

Gjoka është me leje për një afat dy mujor, për shkak të rrethanave familjare, njoftuan kolegët e saj.

Në seancën e 7 majit, Gjykata e Posaçme ndau çështjen penale për dosjen ‘Metamorfoza’, pasi pranon pjesërisht kërkesën për gjykim të shkurtuar.

GJKKO ndau më vete Pëllumb Gjokën, Edmond Prekën dhe Behar Brajoviçin (Bajri), duke qenë se kanë vepra më të rënda penale se të akuzuarit e tjerë. Të tre këta do të gjykohen me procedurë të zakonshme.

Ndërsa ish-prokurori Xhevahir Lita, Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali dhe ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri do të gjykohen me procedurë të shkurtuar.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?