Pëllumb Gjoka

‘Metamorfoza’/ Pëllumb Gjoka me këmbë të thyer e aritmi, shtyhet seanca! Paraqitet avokati i tij italian, s’lejohet në seancë

11 Korrik, 13:02| Përditesimi: 11 Korrik, 13:09

  • Share

Për të tretën herë, nuk është bërë e mundur zhvillimi i seancës paraprake për dosjen “Metamorfoza”.

Shkak për shtyrjen këtë të enjte u bë mungesa e Pëllumb Gjokës, i cili nuk u paraqit në seancë për shkak të problemeve shëndetësore.

Përveç thyerjes së këmbës, Gjoka ka shfaqur  edhe probleme me zemrën, konkretisht me aritminë, problem i cili sipas avokatit, ka penguar atë të kryerje operacionin e këmbës në spitalin privat.

Në seancën e kësaj të enjte në GJKKO u paraqit një avokat italian i cili kërkoi të ishte i pranishëm në seancë, ndërkohë që nuk u lejua për shkak se është seancë paraprake.

Një avokat italian u paraqit ne gjykate me kërkesën per te ndjekur  procesin, pasi pretendoi se një studio në Itali dhe një tjetër në Britaninë e Madhe po përgatiten ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Strasburgut. Avokati nuk u lejua te merrte pjese në këtë herë.

Seanca e radhës u caktua në datë 18 korrik ora 11.00.

Më 4 maj, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen për gjykim, për disa të pandehur, ndërkohë qe ndau çështjes për disa të tjerë.

Prokuroria e Posaçme deri më tani i ka komunikuar akuzat biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish shefit të operacioneve Oltion Bistrit dhe Ardit Hasanbegaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/07/2024 02:29

    Ky notoka ne para! Dy avokate te huaj,nje dergim i mundshem ceshtje ne Strasburg dhe nje spital privat me mes,per te mos folur per thyerjen /aksidentale/ te kembes dhe /aritmine/ qe ju zbulua papritur.Ja ka bllokuar te gjitha parate prokuroria apo jo? I kane bere hetim per origjinen e tyre?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?