TIRANË- Enkelejda Muçaj do të jetë Avokatja e re e Shtetit. Emërimi saj erdhi me vendim të Këshillit të ministrave, pas largimit të Artur Metani i cili u zgjodh në krye të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
"Vendim për emërimin e Avokatit të përgjithshëm të shtetit
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Enkelejda Muçaj emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë", thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.