Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani në ditën e drejtësisë, tha puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e bukur, por edhe e vështirë. E vështirë, kjo sepse sipas tij duhet t'i bëjë ballë presioneve të politikës.
"Është e bukur se në profesionin e tyre janë pjesë e sistemi të drejtësisë, është frymëzuese se shoqëria jonë ka më shumë nevojë për gjyqtarë e prokurorë që ngjallin besim.
Në një shoqëri ku politika e ka të vështirë që të gjejë kufijtë e vetë, janë ato që duhet të ruajnë pavarësinë e institucioneve, për këtë arsye puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e vështirë. Nëse udhërrëfyes do të jetë Kushtetuta dhe jo politika, nëse do ruhen interesat e drejtësisë, atëherë i është bërë një shërbim shumë i madh demokracisë dhe vendit", tha ndër të tjera Metani.
Lajmi kryesor:
Dita Kombëtare e Drejtësisë, Kim: Reforma po ecën, s'ka vend për të korruptuar! Metani: Kur politika s'gjen kufijtë, gjyqtarët e prokurorët të ruajnë pavarësinë e institucioneve
B.K.//ReportTv.al