Mete takim me të Ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë, thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe  rritje të investimeve amerikane

23 Tetor 2023, 14:42| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 14:44

  • Share

Ministri i Financave dhe Ekonomisë vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme amerikane në zbatimin e reformave të nisura në një sërë sektorësh, përfshirë këtu edhe mbështetjen financiare të USAID, apo përmes ekspertizës në disa fusha.

E pranishme në këtë takim ishte edhe Drejtuesja e Lartë e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), zj. Mischere Kawas.

Ministri Mete dhe i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, z. Wisner ndanë interesin e përbashkët për të rritur bashkëpunimin dhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Ministri i Financave theksoi se qeveria shqiptare mirëpret rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri, në sektorë prioritarë të ekonomisë.

Gjatë takimit u vlerësua edhe mbështetja financiare që qeveria e SHBA-ve jep për vendin tonë përmes USAID, në fusha si energjia, infrastruktura e bujqësia, me kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Që nga viti 1992, USAID, siç njofton zyrtarisht në faqen e tij zyrtare, ka investuar mbi 500 milionë dollarë në Shqipëri, duke dhënë mbështetje në disa sektorë prioritarë. 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?