Takimi i Ervin Metes me Anke Weber e delegacionin e FMN

Mete takon shefen e FMN-së: Strategjia Afatmesme e Mbledhjes së të Ardhurave drejt finalizimit! Së shpejti në konsultim publik

12 Korrik, 11:18| Përditesimi: 12 Korrik, 11:27

  • Share

Strategjia Afatmesme e Mbledhjes së të Ardhurave ka qenë temë diskutimi në takimin e ministrit të Financave me Shefen e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, znj. Anke Weber, që u zhvillua në përmbyllje të vizitës së Misionit të FMN-së në Shqipëri.

Ministri informoi shefen e FMN-së se tashmë kjo strategji është në proces finalizimi.

“Ministri Mete dhe Shefja e Misionit të FMN, diskutuan gjithashtu edhe mbi rishikimin e Strategjisë Afatmesme të Mbledhjes së të Ardhurave me fokus rritjen e mirëadministrimit fiskal. Ministri u shpreh se drafti është në proces finalizimi dhe së afërmi do të publikohet për konsultim publik’ thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave.

Ministri Mete dhe shefja e Misionit të FMN-së biseduan në lidhje me ecurinë e ekonomisë dhe treguesit kryesorë makroekonomikë, duke vlerësuar se përgjithësisht situata makrofiskale në vend paraqitet e qëndrueshme dhe pritshmëritë për rritjen e mëtejshme ekonomike janë pozitive.

Rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2023 u vlerësua 3.63%, ndërsa niveli i inflacionit arriti në 2.1 % në muajin qershor, me rënie të ndjeshme krahasuar me një vit më parë kur ishte në nivelin 4.5%.

Borxhi publik pas një periudhe të gjatë zbriti nën 60% të PBB-së në 58.9% në fund të vitit 2023 dhe projektohet të vazhdojë trajektoren rënëse edhe për periudhën në vijim.

Sa i përket të ardhurave në buxhetin e shtetit, Ministri informoi shefen e FMN-së se niveli i mbledhjes së të ardhurave ka vijuar të jetë pozitiv, ku për periudhën 5-mujore të vitit 2024 ato arritën në rreth 287.1 miliardë lekë, 11.2% më shumë se 5-mujori i vitit 2023, ndërkohë që në fund të vitit parashikohen të arrijnë për herë të parë në 28.8% të PBB-së.

Nga ana e saj, Shefja e Misionit të FMN-së vlerësoi punën e bërë nga Ministria e Financave në lidhje me garantimin e qëndrueshmërisë së financave publike dhe vijimin e konsolidimit fiskal.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?