Meteorologu Hakil Osmani: Nuk do të mungojnë reshjet e shiut gjatë majit

4 Maj 2020, 15:15| Përditesimi: 4 Maj 2020, 15:28

  • Share

Pavarësisht temperaturave të larta, gjatë muajit maj nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut. Lajmin e ka dhënë gjatë një lidhje live për Report Tv, meteorologu Hakil Osmani. Temperaturat maksimale, sipas Osmanit do të shkojnë deri në 30 gradë Celsius, ndërsa minimalja do të jetë 4 gradë Celsius.

"Dita e sotme ka pasur vlera relativisht të larta. Kjo ka bërë që vlerat minimale në zonat malore të jenë 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale deri në 25 gradë Celsius. Në vijim pritet të kemi rritje të vlerave termike. Ata do të rriten lehtësisht gjatë ditës së nesërme. Ndërsa nga e enjtja do të kemi rritje si në vlerat minimale deri në maksimale.  Gjatë fundjavës do të kemi rikthim të kthjellimeve dhe vlerat do të shkojnë deri në 30 gradë Celsius përgjatë zonave të ultësirës perëndimore. Ndërsa në zonat bregdetare 28 gradë Celsius. Fundjava do të ishte për plazh. Parametri i erës nuk do të jetë problematik në det. E mërkura do të sjelle luhatje të letë të vlerave termike, pasi do të ketë vranësira në territor. Pritet që të ketë edhe reshje  të cilat do të jenë me intensitet të ulët. Ky muaj edhe pse do të kenë vlera termike të larta do të ketë edhe ditë me rënie të vlerave pasi do të kemi edhe prezencë të shiut. Pritet që kuotat e shiut të plotësohen, ndërsa në veri edhe do të kalohen", tha meteorologu Hakil Osmani.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?