Kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama, i ka dhënë PresidentiT Ilir Metës ‘Çelësin e Prishtinës’.
“Prishtinën e kam konsideruar gjithmonë shtëpinë time të dytë. Ndaj nuk mund ta fsheh emocionin teksa pranoj me përulje “Çelësin e Prishtinës”, që më nderon thellësisht dhe që do ta ruaj me shumë krenari. Mirënjohës Kryebashkiakut Përparim Rama! I impresionuar nga vizioni i tij largpamës për transformimin modern të kryeqytetit të Kosovës dhe mezi pres realizimin me sukses të projekteve të tij ambicioze”, shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Meta vijon vizitën e fundit si President në Kosovë, takime me Kurtin dhe Konjufcën: E rëndësishme forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve
SI.E./ReportTv.al