Meti 'rikthehet' në skenë! Humor, këngë e lot në premierën e parodistëve të Vlorës (VIDEO)

12 Dhjetor 2019, 17:18| Përditesimi: 12 Dhjetor 2019, 17:33

  • Share

Estrada profesioniste e Vlorës sjell në skenë premierën më të re “Laj Thaj’.Për herë të parë trupa e estradws profesioniste e Vlorës ishte në skenë, pa Muhamet Likon, i cili u nda nga jeta 6 muaj më parë. Por dhe në këtë shfaqje sërish Meti nuk ka ‘munguar’. Humor, parodi, skeçe, këngë, monolog e lot në shfaqjen ‘Laj Thaj’.

Një parodi ku Meti shfaqet në një monitor përkrahë Afrim Agalliut  dhe Agron Hamos dhe me pas një parodi dedikuar pikërisht Metit. ‘Laj Thaj’, ka marrë duartrokitjet e publikut të shumtë vlonjat ku nuk munguan dhe lotët. Mes emocioneve shfaqja ka sjellë përmes humorit, përditshmërinë tonë, problematikat e prekshme të qytetarëve.

Në këtë shfaqje kolegët kanë menduar për një nderim artistik aktorit të madh të humorit vlonjat e shqiptar, të paharruarit "Mjeshtrit të Madh", Muhamet Liko. Me një gjetje mjeshtërore po edhe tejet të guximshme, regjisorët Agalliu e Demiraj na bëjnë përsëri bashkë katërshen e humorit vlonjat.

Paradoisti Afrim Agalliu u shpreh se kjo shfaqje do të mbahet mend si shfaqja që edhe pse Meti nuk ishte fizikisht ai sërish është me ne. “Shumë e vështirë, kishim një jetë të tërë bashkë, jo pak por 40 vjet, isha në dilemë si mund të bëja një shfaqje që në qendër të ishte Muhameti prezent. Ne jemi bashkë dhe ne do të jemi të katër bashkë sa të kemi jetë”, tha paraodisti Afrim Agalliu

Agron Hamo e quan një gjetje të shkëlqyer,por mbi të gjitha e vlerëson maksimalisht faktin që shfaqja veç dedikimit për Metin u mirëprit dhe nga publiku vlonjat. “Mund të jetë materiali që në jetën time artistike 50 vjeçare, 40 vjet me atë Metin e madh që në provën e parë kam derdhur lot. Ju e patë reagimin në sallë. Që ditën e parë që na la e kam quajtur Meti vëllai jonë i vogël. Kishim një detyrim të madh familjar e shoqëror,vëllazëror. Thamë diçka, e prumë Metin. E kam thënë në këtë jemi katër, Meti ‘erdhi’, publiku e mirëpriti u ngrit i gjithi peshë në këmbë”, tha Agron Hamo. Shfaqja “Laj,thaj” do të vijojë edhe në ditët në vijim në skenën e teatrit 'Petro Marko' në Vlorë. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vloreee: 12/12/2019 20:25

    Kta jan thjeshte 1

    Përgjigju
  • Fredi: 12/12/2019 17:26

    Shyqyr mo i gjo tmir nga Vlora

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?