Metodologji e re për zgjerimin/ KiE thërret takim joformal me liderët e Ballkanit Perëndimor

8 Shkurt 2020, 17:57| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 18:06

  • Share

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel do të zhvillojë një takim joformal lidhur me integrimin dhe të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Takimi do të zhvillohet më 16 shkurt mes liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, një ditë para se të mbahet Konferenca e Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit në Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas European Western Balkans, në takim do të jenë të pranishëm dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së.

Takimi joformal është pjesë e përgatitjeve mes vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor para samitit të Zagrebit që pritet të mbahet në maj për procesin e integrimit. Të mërkurën, Komisioni propozoi një metodologji të re për zgjerimin e BE, një kushti i Francës për hapjen e tyre me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?