Fushata në rrjetet sociale, të miturit francezë rrëfejnë historitë e abuzimit

23 Janar 2021, 17:19| Përditesimi: 23 Janar 2021, 17:31

  • Share

Në Francë ditët e fundit është përhapur në masë hashtagu #MeTooInceste për të ndarë dëshmitë e të rinjve për përvojat e tyre të dhunës. Shkak është bërë publikimi i një libri nga një e re në të të cilën akuzon një shkencëtar politik francez të profilit të lartë për abuzimin e  vëllait të saj binjak, djalit të bashkëshortes së tij.

Libri u shkrua nga motra binjake e viktimës dhe ka hapur një bisedë të madhe rreth dhunës seksuale të pësuar brenda rrethit familjar. Subjekti i botimit nuk ka adresuar drejtpërdrejt akuzat, por ka dhënë dorëheqjen nga pozicionet  që mbante ndërsa prokurorët në Paris kanë hapur një hetim.

Hashtagu #MeToo u ngrit pas akuzave për abuzim seksual kundër Harvey Weinstein në 2017, duke lejuar personat në mediat sociale të ndajnë përvojat e tyre.

Nous Toutes, një lëvizje feministe franceze e ngjashme me #MeToo, tha se "dhjetëra mijëra postime ishin shpërndarë duke përdorur #MeTooInceste fundjavën e kaluar. Një studiues ligjor gjithashtu i përshkroi llogaritë si "zemërthyer".

"Kjo është vala më e madhe e dëshmive mbi dhunën seksuale të pësuar nga fëmijët në vendin tonë," tha Nous Toutes në Twitter.

Politikania e En Marche Alexandra Louis deklaroi se incesti mbetet një temë tabu në Francë, por ka bërë thirrje për njohjen e mëtejshme të çështjes. Ndërkohë që Sekretari i Shtetit për Familjen, Adrien Taquet, ka deklaruar se çështja po merret seriozisht nga qeveria e vendit, mes thirrjeve për zbatim të mëtejshëm të ligjit.

#MeToo dhe #MeTooInceste, #MeTooGay është përdorur gjerësisht këtë javë, pasi përdoruesit ndanë histori të abuzimit homoseksual.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?