Bota

Vrau Giovanni Falconen dhe qindra të tjerë, ish-bosi mafioz i Cosa Nostra, Brusca: Kërkoj falje, kam krijuar kaq shumë dhimbje dhe trishtim (VIDEO)

2 Qershor 2021, 10:23| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 16:11

  • Share

Lirimi nga burgu i ish shefit të mafias Giovanni Brusca , besnik i kreut të liderëve të Cosa Nostra, Toto Riina dhe një nga vrasësit e gjykatësit Giovanni Falcone, heroit simbol në luftën kundër krimit në Itali, ka shkaktuar reagime të shumta në Italinë fqinjë. Ku familjarë të viktimave të personave të vrarë nga ai dhe banda që drejtonte kanë shprehur zhgënjimin dhe dhimbjen pas një vendimi të tillë.

I quajtur “vrasësi i njerëzve”, dhe i njohur me pseudonimin “derri”, Brusca, ai ka rrëfyer për rolin e tij në mbi 100 vrasje, përfshirë vrasjen e prokurorit të lartë të Italisë antimafia, Giovanni Falcone.

Në një rrëfim ekskluzive për Corriere della Sera, Giovanni Brusca  kërkon falje për krimet e tij, edhe pse një kërkesë e tillë nuk duket se mund të pranohet.

«Mendova dhe vendosa ta jap këtë intervistë: Nuk e di se ku do të më çojë, çfarë do të ndodhë, thjesht shpresoj të kuptohem. Vendosa të bëj këtë gjë për mbyllur’ llogaritë’ edhe me veten time, sepse ka ardhur koha ta tregoj fytyrën time, edhe nëse nuk mundem për arsye sigurie, por thellë brenda meje në qëllimi është për ta bërë atë.
Dua tu kërkoj falje, të gjithë të afërmeve të viktimave , të cilëve u kam krijuar kaq shumë dhimbje dhe trishtim.

Jam përpjekur vitet e fundit si bashkëpunëtor i drejtësisë të jap kontributin tim, sa më shumë që të jetë e mundur, dhe t'u jap një shpjegim qoftë minimal shumë peronave që kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë.

Dhe unë t i kërkoj falje djalit dhe gruas time, të cilët për fajin tim kanë vuajtur dhe po paguajnë edhe indirekt për ato që kanë qenë zgjedhjet e mia: së pari si anëtar mafie, pastaj si bashkëpunëtor i drejtësisë, sepse fatkeqësisht në vendin tonë ata që bashkëpunojnë me drejtësinë gjithmonë denigrohen, përçmohen , kur përkundrazi besoj se është një zgjedhje shumë e rëndësishme e jetës, morale, gjyqësore por mbi të gjitha njerëzore.

 Sepse na lejon t'i japim fund kësaj, Cosa Nostra, të cilën unë e quaj një zinxhir vdekjeje, një fabrikë vdekjeje , as më shumë e as më pak. Një agoni e vazhdueshme”.

1622537640_italyreleasesnotoriousmafiakillergiovannibruscaafter25years.jpg

Giovanni Brusca

1622643085_falcone.png

Giovanni Falcone 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?