Meze me patate furre, salcë djathi dhe sallatë nga zonja Albana

27 Korrik 2023, 12:12| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 12:15

  • Share

Meze me patate furre, salcë kosi dhe sallatë

Përbërësit:

  • 5 patate
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Kripë
  • Hudhër pluhur
  • Spec i kuq i ëmbël
  • Djathë i grirë kaçkavall i fortë (sipas dëshirës)

Salca e bardhë:

  • 500 gr djathë i bardhë
  • 100 gr kos
  • 2 lgj majonezë
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Fara speci djegës
  • 1 thelpi hudhër
  • Rigon

Sallata:

  • Domate
  • Qepë e njomë
  • Majdanoz

Përbërësit:

Ziejmë patatet të prera në kubikë. I marinojmë me kripë dhe erëza dhe i vendosim në një tavë me letër pjekje. Shtojmë pak djathë të fortë të grirë dhe i vendosim patatet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius.

Djathin, kosin dhe majonezën e kalojmë në blender bashkë me erëzat dhe pak vaj ulliri. E shtrojmë salcën në një pjatancë, sipër vendosim patatet dhe i shoqërojmë me një sallatë me domate të prera në kubikë, qepë të njomë dhe majdanoz.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?