Receta

Meze me patëllxhanë nga zonja Albana

19 Maj, 11:07| Përditesimi: 19 Maj, 11:13

  • Share

Meze me patëllxhanë

Përbërësit:

  • 4 patëllxhanë mesatarë
  • 2 filxhanë çaji vaj luledielli
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 1 karotë
  • 6 thelpinj hudhër
  • 4 gjethe dafine
  • 3 degë borzilok
  • 3 degë kopër
  • 2 domate
  • ½ lugë çaji kripë
  • 1 majë luge kanellë
  • 1 majë luge sheqer
  • ½ filxhan kafe verë e kuqe
  • 12 kokrra piper i zi
  • 2 lugë gjelle stika pishe

Përgatitja:

Qërojmë patëllxhanët pjesërisht në shirita të gjata. I vendosim në ujë me kripë dhe i lëmë pak minuta. Më pas i thajmë dhe i presim në feta. I skuqim lehtë në vaj të nxehtë, duke i kthyer që të mos zbuten shumë, më pas i vendosim mbi letër kuzhine që të thithin vajin e tepërt. Në një tjetër tigan, skuqim qepën e prerë hollë në vaj ulliri. Shtojmë karotën në kubikë, hudhrën, gjethet e dafinës dhe i përziejmë. Shtojmë borzilokun dhe koprën e grirë, domatet e qëruara dhe të grira, kripën, kanellën dhe sheqerin. Hedhim verën dhe e lëmë derisa të nisë të vlojë. Vendosim patëllxhanët në tiganin me salcë, shtojmë kokrrat e piperit dhe stikat, dhe e lëmë të gatuhet edhe për 7-8 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni nga qeveria Rama 4 pas zgjedhjeve të 11 majit?