Receta

Meze me patëllxhanë të pjekur me djathë dhe bimë aromatike nga zonja Albana

20 Qershor, 11:39| Përditesimi: 20 Qershor, 11:41

  • Share

Meze me patëllxhanë të pjekur me djathë dhe bimë aromatike

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë mesatarë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 thelpi hudhër
  • Djathë i bardhë i thërrmuar
  • Kripë, bimë aromatike sipas dëshirës

Përgatitja:

Presim patëllxhanët në feta të holla rrethore. I vendosim në një tepsi me letër pjekjeje, i kriposim dhe i lyejmë lehtë me vaj ulliri. I vendosim të piqen në furrë në 200°C për rreth 20 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. I lëmë të ftohen pak dhe më pas vendosim në mes të çdo fete pak majdanoz të freskët, pak hudhër nëse dëshirojmë dhe djathë të bardhë. I palosim si mini-taco ose i mbështjellim role. I rradhitim bukur në pjatë dhe i shërbejmë si meze të ftohtë.

Këshilla nga Albana:  Mund t’i shtroni edhe me salcë kosi me hudhër për më shumë freski. Shkojnë shumë mirë me një gotë verë të bardhë të ftohtë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?