Nga njësia numër 8 e PS në Tiranë, kryeministri Edi Rama nuk la pa ironizuar Lulzim Bashës, me të cilin vijon replikat prej disa ditësh. Mezi e ngjalla Lulin, u shpreh Rama, ndërsa tha se PD nuk ka për ta përsëritur kurrë rezultatin që arriti në 2021 nën drejtimin e Bashës. Një pyetje ka për Bashën, se ku e gjeti emrin ‘Euroatlantikët’?
“E ngjalla Lulin, mezi e ngjalla. Tani Luli ka potencial. I thosha dhe atyre dje, s’kanë për ta përsërit kurrë ata rezutatin që bëri Luli në 2021. Nuk e kapin më. Ai thotë mi vodhën, por nuk e kapin më. Ka qnë PD më e organizuar në territor, s’ka qenë më parë dhe s’do jetë. Se janë kaotikë. Me Euroatlantikët, kam frikë.. Ku e ka gjet këtë emrin Euroatlantikë. Kë kanë kandidat këtu? Pëllumb Seferin”, theksoi Rama.
Lajmi kryesor:
Katërnjakët marrin kartën e anëtarësisë së PS, Rama: Erdhët me kap pasaportën e BE! Më 11 maj triumf, 'presion' politik Europës për integrimin
SI.E./I.M/ReportTv.al
