"Mi kanë lënë në oborr të shtëpisë dhe nuk janë të miat". Kështu është shprehur Qemal Ajazi i cili u arrestua nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se prodhon mina me telekomanda dhe siguronte monicion luftarak për grupet kriminale.
66-vjeçari nga Dibra u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës dhe pavarësisht pretendimeve ai u la në burg pa afat dhe çështja ndaj tij i kaloj për kompetencën Prokurorisë së Dibrës, pasi personi i vënë nën akuzë është nga Lura dhe sendet e kundraligjshme ju gjeten pikërisht në oborrin e baneses së tij në këtë zone.
Qemal Ajazi u arrestua me 2 qershor, në kuadër të operacionit “AMONEKS”, i cili u finalizua nga Policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Dibrës, pas një hetimi disa javor nën drejtimin e prokurorisë. Në momentin e arrestimit të këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, municion luftarak, mina me telekomandë, kapsolla detonatore, lëndë eksplozive etj.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas prodhonte mina me telekomandë, siguronte municion të konsiderueshëm luftarak dhe armë zjarri, me qëllim shitjen e tyre në qarkun Lezhës, për llogari të personave apo grupeve që kryenin veprimtari kriminale. Ndërkohë po vijojnë veprimet e thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.
T'i paskan lene ne oborr si domate ne tharje!Na mbushe mendjen!
Përgjigju