Bota

Miami, marrin fund një muaj kërkime intensive në ndërtesën e shembur! Asnjë person nuk u nxorr i gjallë nga rrënojat

24 Korrik 2021, 11:14| Përditesimi: 24 Korrik 2021, 11:17

  • Share

Ekipet e kërkim shpëtimit në Miami Florida kanë përfunduar misionin e tyre në ndërtesën 12 katëshe të shembur një muaj më parë.

Nën rrënojat e ndërtesës janë gjetur trupat e 97 viktimave, megjithatë trupi i një viktime ka ngelur e pagjetur ende.

Eshtrat e 54-vjeçares Estelle Hedaya nuk janë gjetur ende dhe familja e saj thotë se përfundimi zyrtar i kërkimit i ka lënë ata të pafuqishëm dhe të shqetësuar se ajo do të harrohet.

Ndërtesa 12-katëshe Champlain Towers South ra në orët e para të 24 qershorit. Askush nuk është nxjerrë i gjallë nga rrënojat që nga orët e para pas katastrofës dhe zyrtarët kaluan nga një mision kërkim-shpëtimi në një përpjekje rikuperimi në 7 korrik.

Stuhitë tropikale dhe rrënojat e bënë më të vështirë punën e  ekipeve të shpëtimit. Zona e Surfside është pastruar në pjesën më të madhe të saj dhe rrënojat janë zhvendosur në një depo shtetërore për inspektim të mëtejshëm.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shembjen e papritur të ndërtesës por një raport i vitit 2018 kishte zbuluar se ajo kishte probleme strukturore. Tragjedia ka bërë që autoritetet të kontrollojnë blloqet e strehimit nëpër Floridan jugore për çështje të ngjashme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?