Mianmar murgesha i lutet në gjunjë policisë që të mos qëllojë protestuesit

2 Mars 2021, 10:16| Përditesimi: 2 Mars 2021, 10:31

  • Share

Është gjunjëzua dhe lutur që protestuesit në Mianmar të mos goditen nga policia, duke u bërë kështu një nga imazhet më të klikuara orët e fundit në të gjithë botën.

Një murgeshë katolike e ulur në gjunjë në rrugë përpara kordonit të policisë në qytetin Myitkyina, në veri të  Myanmarit bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave në mbarë botën.

Murgesha tregohet teksa u lutet forcave të sigurisë në gjunjë që të mos qëllojnë protestuesit e rinj që protestonin paqësisht dhe më vonë në këmbë me shpinën e kthyer nga kordoni policor dhe me lot në sy.

Motra Ann Nu Thawng, është bërë imazhi i dëshirës për liri në vendin i cili është në kontrollin e ushtrisë që nga 1 Shkurti  dhe u ka marrë jetën të paktën 18 personave.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e drejtueses së vendit dhe rikthimin e normalitetit.

Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura, ndaj kanë premtuar së shpejti zgjedhja të reja parlamentare.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?