Michel Platini

Michel Platini jep propozimin revolucionar: Futbolli të luhet me 10 lojtarë, jo më me 11

20 Shtator, 22:03| Përditesimi: 20 Shtator, 22:07

  • Share

Legjenda e futbollit Michel Platini ka dhënë një intervistë për RMC Sport në Francë në të cilën ka bërë një propozim që loja e futbollit të luhet me 10 lojtarë dhe jo më me 11.

Ish presidenti i UEFA-s kërkon të revolucionarizojë këtë sport duke e shpjeguar pse e dëshiron një ndryshim të tillë.

‘Me siguri duhet të nxjerrim një lojtar dhe të luajmë me dhjetë futbollistë’, tha fillimisht Platini.

Më pas vazhdoi duke thënë se më parë: Futbolli luhej me 11 lojtarë në vitin 1900, por në atë kohë vrapohej më pak se sot, ishin më pak të fuqishëm, shkonin më ngadalë. Kështu që do ishte mirë të kufizohej numri i lojtarëve sepse do të lironte hapësirën. Njerëzit e brezit tim nuk shikojnë më futboll. Në lojën e posedimit, shumë pasime bëhen përpara dhe jo prapa. Nuk jam kritik, por në kohën time ne pamë më shumë lojë sulmuese, tha Platini.

 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?