Gara çiklistike e Shqipërisë

Michele Gazzara fiton Turin Çiklistik të Shqipërisë

23 Maj 2018, 15:39| Përditesimi: 23 Maj 2018, 15:42

  • Share

Çiklistët italianë kanë dominuar në 4 etapat e para dhe në etapën e pestë dhe të fundit thjesht janë konfirmuar si fitues. Michele Gazzara ka fituar Turin e 75-të Çiklistik të Shqipërisë. Ndonëse italiani nuk ka qenë në podium në etapën e fundit, ai ka shkëlqyer në etapat e tjera. Në vend të dytë është renditur shoku i skuadrës Nicola Gaffurini, ndërsa i treti kroati Bruno Maltar.

Etapa e pestë dhe e fundit ishte ajo me itinerar Sarandë-Fier, 162 km, që u fitua nga çiklisti irlandez Marc Heaney. Në vendin e dytë u rendit Xhuliano Kamberaj i ekipit kombëtar të Shqipërisë, që u shpall në fund si sprinteri më i mirë i Turit Çiklistik. Shqipëria si ekip u rendit në vendin e shtatë, mes 13 ekipeve pjesëmarrëse.

Komento

Komente

  • Kafsha: 23/05/2018 20:59

    Suksese!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?