Bota

Miçigan/ Kamioni përplas karrocën, vdesin 3 fëmijë dhe plagosen 6 të tjerë

9 Qershor 2019, 05:27| Përditesimi: 9 Qershor 2019, 05:35

  • Share

Të paktën tre fëmijë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën rëndë, pasi një kamion u përplas me një karrocë parditen e së dielës në Miçigan.

Përplasja ndodhi rreth orës 8:34 në Sheridan, që ndodhet rreth 45 milje në verilindje të Grand Rapids, qyteti i dytë më i madh në Miçigan.

Policia e Shtetit të Miçiganit tha se kamioni po udhëtonte drejt lindjes, kur përplasi karrocën duke e shkatërruar atë. Nëntë vetë po hipnin në karrocë në kohën e rrëzimit, bën me dije FOX 17.

Tre fëmijët e vrarë ishin dy vajza të moshës 7 dhe 9 vjeçare dhe një djalë 12-vjeçar.

6 personat e tjerë të lënduar u transportuan në spitalet e zonës në gjendje kritike për jetën.

Shoferi i kamionit nuk u plagos, ndërsa dëshmitarët thanë se ai kishte dhënë ndihmën i pari për të plagosurit.

Zyrtarët e lartë pohuan paraprakisht se aksidenti nuk ndodhi për shkaqe të konsumimit të alkoolit, e ndërsa pritet të dalin detaje të tjera për zbardhjen e plotë të aksidentit.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?