Pamje nga incidenti në pistën e Suzuka

Mick Schumacher e bën 'ves' në Formula 1, shkatërron makinën dhe tërhiqet (VIDEO)

7 Tetor 2022, 21:56| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 22:01

  • Share

Çmimi i Madh i Japonisë në Formula 1 ka zhvilluar provat e lira. Piloti gjerman i Haas, Mick Schumacher nuk e ka nisur mirë, teksa ka dalë jashtë pistës duke lënë provat pa zhvilluar. Në pistën e Suzuka kishte reshje shiu, me gjermanin që e pati të pamundur të mbante në pistë makinën, duke e dëmtuar.

Djali i legjendës Michael ka dalë nga pista duke u përplasur me barrierat mbrojtëse, teksa makina nuk ka qenë më në gjendje për t'u kthyer në prova. Për fat të mirë asnjë shqetësim për pilotin e ri, që do duhet të presë nesër për provat zyrtare. Mick nuk mori pjesë në sesionin e dytë të provave të lira, me mekanikët që e patën të pamundur të kthenin makinën në pistë. Duket se piloti nuk ka asnjë problem dhe do jetë gati për nesër në provat zyrtare dhe pasnesër për garën në Japoni. Kjo nuk është hera e parë që 23 vjeçari nuk mbyll provat e lira prej aksidenteve.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni iniciativën për sovranitetin e Urdhrit Bektashi?