Mick Schumacher

'Mick u trajtua si një leckë, me Michael Schumacher pranë do t'i luteshin'

11 Prill 2023, 13:29
  • Share

Kur pilotin Mick Schumacher e larguan nga skuderia Haas në fundin e sezonit të kaluar në Formula 1, makina gjermane Mercedes i hapi dyert, duke e pranuar si pilot rezervë. Toto Wolff, shefi i skuderisë gjermane beson tek piloti i ri, që pas një viti mund të rikthehet të pilotojë një makinë të Formula 1.

Wolff, në një intervistë për mediat u shpreh se sot Mick do ishte sërish një pilot në Formula 1 nëse do të kishte pranë babanë e tij, legjendën Michael Schumacher.

“Mund të them vetëm se prindërit e tij nuk kanë gabuar në rritjen e tij. Mendoj se nëse Michael do të ishte ende në bokse, do të ishte pranë Mick dhe do ta shoqëronte në këtë rrugëtim te skuadra Haas. Atëherë, Steiner nuk do ta kishte trajtuar Mick në atë mënyrë, si një leckë. Përkundrazi, do t’i luteshin”, u shpreh shefi i Mercedes.

Toto Wolff sqaroi më pas sqaroi: “Nëse ndonjë nga pilotët tanë do të sëmurej apo infektohej me Covid, atëherë do të ishte Mick ai që do të zbriste në pistë në garë. Ai e ka makinën gati në rast se do të jetë e nevojshme”. Mick Schumacher është kampion bote në Formula 2 dhe Formula 3.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?