Hristijan Mickosk

Kosova & Rajoni

Mickoski, i 'bezdisur' nga inagurimi i Tunelit të Murrizit: Ku është lidhja hekurudhore e Durrësit me Qafë Thanën?

14 Mars, 17:18| Përditesimi: 14 Mars, 17:40

  • Share

Tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit është tashmë i hapur, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit mes Dibrës dhe Tiranës. Tani kjo distancë përshkohet për më pak se dy orë.

Ndërkohë, nga ana tjetër e kufirit, po vijon puna për ndërtimin e Korridorit 8 që do të lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë. Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, në një prononcim për mediat, deklaroi se puna në autostradën e këtij korridori po ecën me ritme të mira, ndërsa kërkoi që Tirana të përshpejtojë procesin e projektimit të pjesës hekurudhore që do të lidhë Durrësin me kufirin.

“Apelojmë që pala shqiptare të përfundojë sa më parë projektin e linjës hekurudhore, që do të përmbyllte të gjithë lidhjen e Korridorit 8. Në pjesën tonë, punimet në segmentin rrugor që shkon deri në Qafë Thanë po ecin mirë – mund të them edhe shkëlqyeshëm. Deri në fund të muajit do të jenë hapur mbi 60 kilometra front pune, dhe kontraktorët do të vijojnë më tej,” tha Mickoski.

Ai theksoi se sfidat mbeten në segmentin Trebenishtë-Qafë Thanë, pasi një pjesë e kësaj rruge ndodhet në zonë të mbrojtur nga UNESCO, por u shpreh i bindur se do të gjendet një zgjidhje.

“Kemi marrëveshje të nënshkruara, përfshirë edhe atë të korrikut në Uashington mes ministrave të mbrojtjes të Shqipërisë, Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, për përfundimin e Korridorit 8. Ne po përmbushim angazhimet tona, por nuk po shohim përparim nga pala tjetër. Është koha që të gjithë të angazhohen njësoj,” deklaroi ai.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?