Politikë

Micotaqis sfidon Macron: Mos e pengoni Shqipërinë, edhe ne mbase s’ishim gati në 1979

4 Dhjetor 2019, 11:39| Përditesimi: 4 Dhjetor 2019, 13:10

  • Share

Kryeministri grek Kiriakos Micotaqis ka sfiduar presidentin francez Emmanuel Macron në lidhje me përpjekjen e këtij të fundit për të bllokuar zgjerimin e BE.

Në intervistën e dhënë për 'Financial Times' kreu i qeverisë greke i kujtoi shefit të Elizesë se presidenca franceze dikur u tregua e guximshme për çeljen e negociatave të Greqisë pasi atë kohë kishte rëndësi gjeostrategjike.

Duke marrë shkas nga historia e anëtarësimit në BE të vendit të tij, Micotaqis i bëri apel Presidentit Macron të ndjekë gjurmët e paraardhësve të tij.

Për 'Financial Times', Kryeministri grek tha se: Nëse shikojmë kontekstin e madh gjeopolitik, është shumë e qartë se rruga europiane duhet të mbahet e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me kusht që të plotësojnë kërkesat. Ky nuk është një proces automatik, përndryshe kjo zbrazëti do të mbushet. Shpresoj që ky gabim do të korrigjohet. Unë jam i shqetësuar. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se vendimi i marrë në Këshillin Evropian duhet të rishikohet në vitin 2020.

Macron prej kohësh kërkon një reformim të vetë BE-së dhe rregullave se si ajo do të zgjerohet më të ardhmen. Franca ishte një ndër vendet që më 18 tetor bllokoi procesin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me arsyetimin se fillimisht Unioni duhet të vetëreformohet dhe të mos shkaktojë më dështime si BREX-it apo probleme të tjera të brendshme.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tiku: 05/12/2019 12:28

    Politika ndryshon por historia jo! Greket nuk jan treguar kurre te mire apo tolerant per sa i perket historise, trojeve apo mendimeve tona patriotike dhe politike

    Përgjigju
  • sifi: 04/12/2019 17:32

    kryem8nitri M8cotaqis me veora po tregon se eshte mje muk i vertete ne dite te veshtira.Si kryeministri dhe kreu opozites Cipras po tregojne miresine e tyre me Shqiperine .Bravo e mmadhe

    Përgjigju
  • Adi: 04/12/2019 12:02

    Themi pastaj se greku eshte I keq o popull 1 milion emigrante mban dhe fjale nga me te mirat thote

    Përgjigju
    • Lagsha: 04/12/2019 22:17

      O injorant fshatar, nuk të mban greku, Por ti mban veten tënde o skllav!

    • Shqiptari: 04/12/2019 15:18

      E mo se mire ja beri cameve se jan maskarenj ..nje gabim beri greku qe na i solli ne shqiperi me mire do ishte ne det .. rroft greqia se na ka ndihmuar ne situata shum te veshtira..camet ne litar..

    • Ariu: 04/12/2019 13:34

      Greku shikon bythën e tij.. Po të ishte i mirë njihte genocidin Cam dhe trojet Shqipëtare deri në Prevezë,po i ske si e kupton o malukat se ske bërë e ske lexuar kurrë një libër.

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?