Politikë
Top 24

Miell, vezë, bojë, flakadanë... Ruçi tender për skanerët e sigurisë në Kuvend

10 Mars 2019, 20:17| Përditesimi: 10 Mars 2019, 20:19

  • Share

Ngjarjet e këtij viti kur në drejtim të kryeministrit Rama dhe të kabinetit qeveritar janë hedhur që nga vezët e deri te mielli e boja, kanë detyruar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi që të shtojë masat e sigurisë.

Për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla, burime për tirananews.al bëjnë me dije se ai ka nisur procedurat për mirëmbajtjen e skanerëve dhe të urës së detektorëve (pajisje në Kryesinë e Kuvendit dhe Seancat plenare ku kalojnë deputetët dhe vizitorët).

Mësohet se tenderi për mirëmbajtjen e skanerave dhe të urës së detektorëve do i kushtojë Kuvendit 3.3 mln lekë të vjetër.

Prej gati një viti, kryeministri Rama dhe kabineti i tij janë përballur me disa sulme nga ana e deputetëve të opozitës të cilët i kanë kamufluar ato.

Në 12 prill të 2018-s, pasi opozita bllokoi seancën parlamentare, deputetët e opozitës do të hidhnin në drejtim të Ramës shishe me ujë vezë e miell duke arritur q ëtë depërtojnë edhe sigurinë.

Ngjarja u përsërit edhe në dhjetor të 2018-s, kur teksa kryeministri Edi Rama po fliste në foltore për protestën e studentëve dhe rikthimin e opozitës, deputeti i PD, Endri Hasa u ngrit dhe e qëlloi me vezë dhe bojë, ndërsa i tha “E ke nga studentët”, raporton tirananews.al.

Ngjarja e fundit është më 14 shkurt kur Edi Paloka i hodhi bojë shkrimi Kryeministrit në Kuvend, si përgjigje për talljet mbi mënyrën e të folurit të knënkryetarit të PD. Paloka u përjashtua për 10 ditë nga Kuvendi.

Por siguria nuk ndalet me kaq. Mësohet se një tjetër tender është hapur për traun e sigurisë. Ky shërbim përfshin mirëmbajtjen e traut të sigurisë (kontrolle, zëvendësim drita led, pajisje elektronike).

Komento

Komente

  • Zylo: 10/03/2019 21:28

    Nuk ka ndonje diference nga boja CIZMJA kepuca me nje te beshtyre ne surrat

    Përgjigju
  • Demi: 10/03/2019 21:25

    Z Ruci merr ish sigurimsat qe Kane lyer DUART Me gjak qe fshihen neper europe ata jane mire per kete pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?