Ministri Sandër Lleshaj dhe homologu kroat në takimin tre palësh në Zagreb

Politikë

Migracioni i paligjshëm/ Lleshaj takohet me homologun kroat e malazez: Të luftohen bashkarisht grupet kriminale

22 Janar 2019, 15:55| Përditesimi: 22 Janar 2019, 16:14

  • Share

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, homologu i tij kroat dhe malazez kanë zhvilluar këtë të martë një takim në Zagreb, ku qëllimi kryesor ishte vendosja e një bashkëpunimi më të ngushtë në drejtimin e parandalimit dhe menaxhimit të migracionit të paligjshëm.

Tre ministrat e Brendshëm u dakordësuan për ndërmarrjen e hapave konkretë në drejtim të bashkëpunimit ndërkufitar mes vendeve, shkëmbimit periodik të informacionit, të praktikave më të mira në kontrollin kufitar, si dhe në qasjen e përbashkët në instrumentet financuese të BE-së, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike të Policisë Kufitare.

Ministri Sandër Lleshaj e vuri konkretisht theksin në luftën e përbashkët ndaj grupeve kriminale që merren me trafikimin e migrantëve të paligjshëm.

Në këtë takim u ra gjithashtu dakord për hapa të përbashkët në forcimin e kapaciteteve në bashkëpunim me agjencitë përgjegjëse të Bashkimit Evropian, si FRONTEX etj.

Tre ministrat e Brendshëm u takuan Zagreb me ftesë të ministrit të brendshëm kroat, Davor Bozinovic.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?