Mijëra bjellorusë në "Marshim për Paqe dhe Pavarësi"! Liderja e opozitës do t'i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së

31 Gusht 2020, 11:39| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 12:58

  • Share

Dhjetëra mijëra njerëz pushtuan rrugët e Minskut, në Bjellorusi, në të ashtuquajturin "Marshim për Paqe dhe Pavarësi" për të protestuar kundër presidentit të vendit Aleksandër Lukashenko, i akuzuar për mashtrim elektoral në zgjedhjet e 9 gushtit në të cilat ai u rishpall në krye të vendit

Një dallgë e madhe njerëzore mbushi kryeqytetin, ku pak gazetarë ishin akoma të autorizuar për të mbuluar ngjarjen, pas arrestimeve dhe revokimit të akreditimeve për shtyp ditët e fundit kundër reporterëve të mediave të huaja.

Berlini zyrtar ka njoftuar se do të thërrasë ambasadorin e Bjellorusi në Berlin për të dhënë sqarime për këtë çështje, ndërsa Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, deklaroi se "masat arbitrare të miratuara nga autoritetet në Bjellorusi kundër gazetarëve janë në kundërshtim me lirinë e shtypit."

Sipas mediave policia ka arrestuar të paktën 140 demonstrues. Megjithatë dhuna e përdorur edhe në protestat e mëparshme nuk i kanë ndaluar demonstruesit, të cilët kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e Lukashenko-s

66-vjeçari – i njohur edhe si "diktatori i fundit i Europës" - tha se kishte arritur një marrëveshje me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për të dërguar një njësi rezervë të forcave të sigurisë ruse në Bjellorusi për të vendosur rendin në rast se paraqitet nevoja. Putini, nga ana e tij, deklaroi të shtunën se njeh legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit dhe e ka ftuar presidentin bjellorus për një vizitë zyrtare në Moskë.

Ndërkohë liderja e opozitës, Svyatlana Tsikhanouskaya do t'i drejtohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 4 shtator përmes një video konference, me ftesë të Estonisë, e cila aktualisht është një anëtar jo i përhershëm i Këshillit.

Ajo gjithashtu do t'i drejtohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) katër ditë më vonë. Tsikhanouskaya ishte kandidate në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi dhe pretewndon se ajo ishte fituese e tyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?