Mijëra izraelitë marshuan, e për lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupi islamik Hamas dhe kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe qeverisë së tij, ndërkohë që 10 persona u arrestuan.
Njerëzit në Tel Aviv bërtisnin, “Koha po ikën, sillni në shtëpi!”, raportojnë mediat izraelite.
Protestuesit ndezën zjarre të vogla në rrugët e qendrës së qytetit dhe bllokuan një nga rrugët kryesore të trafikut.
Thirrjet e tyre synonin gjithashtu Netanyahun, kritikët e të cilit thonë se ai ka dështuar të menaxhojë krizën pas sulmeve të Hamasit palestinez islamik në Izraelin jugor në tetor, duke shkaktuar luftën aktuale.
Protestuesit thonë se ‘’Netanyahu po fokusohet më shumë në sigurimin e mbijetesës së tij politike sesa lirimin e pengjeve të rrëmbyer dhe dërguar në Gaza në sulmet e 7 tetorit’’.
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë së Netanyahut dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, siç ka ndodhur në demonstrata të ngjashme të mbajtura që nga shpërthimi i luftës.
Nga ana tjetër Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan se kanë vrarë më shumë se 170 persona të armatosur të Hamasit dhe kanë kapur 800 të dyshuar për terrorizëm gjatë një operacioni kundër grupit palestinez në spitalin Al Shifa në qytetin e Gazës. Ushtria tha se trupat izraelite gjetën gjithashtu infrastrukturën që i përkisnin grupeve terroriste dhe depo armësh gjatë operacionit në spitalin Al Shifa, i cili filloi të hënën.