Mijëra policë në gatishmëri në Britaninë e Madhe, protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim

7 Gusht, 10:43| Përditesimi: 7 Gusht, 10:46

  • Share

Policia britanike po përgatitet për trazira të tjera të mundshme në të gjithë Anglinë, kjo pasi raportohet se pritet zhvillimi i më shumë së 30 protestave të planifikuara për sot.

Pothuajse 6000 oficerë policie janë mobilizuar thonë burimet policore. Kryeministri i vendit Keir Starmer premtoi për komunitetin se do të mbahen të sigurt, pasi zhvilloi një tjetër takim urgjent mbrëmjen e së martës me njësinë special Cobra.

Rrëmujat shpërthyen mbarë vendit javën e kaluar pas vrasjes me thikë të 3 vajzave në Southport- trazira të cilat u nxitën edhe nga disinformata në rrjet që i dyshuari ishte një azilkërkues. Më shumë njerëz pritet të dalin para gjykatës, pasi personi i parë u burgos për përleshjen të martën.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?