Pamje nga protesta

Bota

Mijëra protestues marshojnë në rrugët e SHBA pro abortit, Gjykata Supreme vendos pas dy ditësh

2 Tetor 2021, 22:32| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 22:38

  • Share

TEKSAS- Mijëra protestues kanë marshuar janë mbledhur ditën e sotme në Kapitolin e Teksasit në mbështetje të të drejtave të abortit. Gra, fëmijë, por edhe mbështetës burra kanë protestuar sot me pankarta në duar, ku ndër to spikaste pankarta “My body, my chosie”, Trupi im, zgjedhja ime.

Kjo është protesta më masive që po mbahet, që prej 1 shtatorit kur Teksasi miratoi një ligj që ndalonte pothuajse të gjitha abortet. Ndërkohë, pas dy ditësh do të mblidhet Gjykata Supreme e cila do të japë vendimin e fundit, në lidhje me këtë çështje që nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët.

Rreth 200 organizata u kanë bërë thirrje mbështetësve që të ngrenë zërin në të gjithë vendin. Pritët të mbahet sërish një tubim kryesor në Uashington, ku mijëra vetë do të marshojnë drejt Gjykatës së Supreme, e cila gati 50 vjet më parë njohu të drejtën e grave për abort në vendimin e saj historik “Roe kundër Wade”. Tani gjykata me shumicë konservatore, duket e gatshme të shkojë në drejtim të kundërt.

Gjykata Supreme ka refuzuar të rrëzojë ligjin e Teksasit dhe ka pranuar rishikimin e një ligji kufizues të Misisipit që mund t’i hapë rrugën një përmbysjeje të precedentit ligjor.

Tubime janë planifikuar në më shumë se 600 qytete në të 50 shtetet. Sipas organizatorëve, gati një çerek milioni persona pritet të dalin në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genci: 03/10/2021 06:29

    Eshte interesante se grupet qe dalin pro ketyre pislliqeve jane ato me karakter Satanist dhe qe i perkasin Kishes se Satanait. Ky Papa i leshit i shitur ne Vatikan cfare ben ? Apo rri ne pallatet e mermerit e shijon la dolce vita.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?