Kosova & Rajoni

Mijëra qytetarë maqedonas marshojnë në përkujtim të viktimave të zjarrit në Tetovë! Arrijnë sot ekipi i ekspertëve gjermanë

11 Shtator 2021, 15:12| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 16:17

  • Share

Mijëra qytetar të Tetovës kanë marshuar ditën e sotme në nderim të 14 viktimave të incidentit në spitalin modular të këtij qyteti.

Më 8 shtator, 14 persona humbën jetën pasi në spitalin modular të Tetovës, ku po trajtoheshin personat e prekur nga COVID-19, shpërtheu një zjarr, i cili besohet se është shkaktuar nga shpërthimi i bombolave të gazit apo të oksigjenit. Nga incidenti kanë mbetur  12 persona të plagosur.

Marshi përkujtues është organizuar nga grupi i tifozëve “Ballistët” dhe në shenjë nderimi ata mbollën 14 pemë për të përkujtuar 14 viktimat e zjarrit. Marshi nisi nga sheshi “Iliria” dhe vazhdoi deri te vendi ku ndodhej spitali.

Lidhur me ngjarjen që ndodhi më 8 shtator, ka dhënë dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Si mjek dhe ministër kam integritetin tim, për këtë sot për arsye morale, kam dorëzuar me shkrim dorëheqjen time deri të kryeministri Zoran Zaev”, ka deklaruar në një konferencë për media, ministri Filipçe më 10 shtator. Po atë ditë dorëheqje kanë dhënë edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe shefi ekonomik i Spitalit, Artan Etemi.

Qeveria maqedonase ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Aleancës Veri-atlantike (NATO) për hetimin e zjarrit. Gjatë ditës së sotme dy hetues nga Gjermania kanë arritur në Tetovë, tek spitali modular i cili u shkrumbua nga zjarri .Bëhet fjalë ekspert të shkallës më të lartë për ekspertiza dhe hetime gjatë fatkeqësive nga njësiti i kriminalistikës (BKA). Qëllimi i tyre është që të ndihmojnë në zbulimin dhe vërtetimin e shkaqeve të zjarrit që shpërtheu në spitalin modular në Tetovë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbër: 11/09/2021 17:38

    Këta janë Shqiptar të ILIRIDËS!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?